More

    Tenderat sekret, Basha: Rama nuk publikon të vërtetën, por bën si klloun

    Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në opinion për denoncimet e partisë së tij ndaj qeverisë për tenderat sekret.

    Basha tha në “Opinion” se qeveria ka përdorur procedurën sekrete për 15 tendera. Kreu i PD tha se Rama luan rolin e klounit dhe nuk publikon të vërtetën e këtyre tenderave.

    Për tenderat, cilat kanë qenë denoncimet bazike tuajat?

    Janë afro 15 tendera ku është përdor procedura sekret, duke përfshirë dhe letrën higjënike.

    Ai ka bërë dhe një spot…

    Ai spoti ka kushtuar para, ka kushtuar kohën e tij ku bën si kloun që i bie ballit me dorë dhe qesh. Sa bën të gjitha këto për ti hequr vëmendjen e qytetarëve, për dy minuta urdhëronte publikimin e atyre shifrave. Kryeministri nuk u publikon në spot por në fletoren zyrtare ose në faqen e APP, pse sot e kësaj dite faqja e APP nuk ka as publikimin, ofertën apo kontratën për këto tendera? Për një arsye të thjeshtë se kanë dy javë në katin e sipërm të kryeministrisë që manipulojnë shifrat e nuk iu dalin sepse i kanë blerë me katërfish e pesëfishtë. Pra këta dhe në kohë pandemie kanë mashtruar dhe kanë vjedhur.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here