More

    Tenderi i ushqimeve për kompaninë e kompjuterave, SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes

    Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me hetimet që po zhvillohen për tenderin e ushqimeve, pas kallëzimit të Partisë Demokratike.


    Mëngjesin e së mërkurës janë marrë në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave. Një ditë më parë kanë dhënë deklarime në prokurori edhe Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

    Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here