Tenderi i ushqimit për kompaninë e kompjuterave, SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka marrë sot në pyetje tre anëtarë të komisionit të tenderit të ushqimit, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, pas nisjes së krizës së koronavirusit. Kallëzimin për këtë tender dhe parregullsitë aty, e ka bërë Partia Demokratike. Zyrtarët që janë pyetur janë Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Ata kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.


PD ka denoncuar se tenderi ishte me fitues të paracaktuar, ku është favorizuar një kompani me seli në Tetovë, që merrej me kompjutera, por që 6 ditë para se t’i jepeshin 1.5 milionë euro, shtoi në objektin e saj, edhe ushqimin. Ndërkohë, mbi 35 mijë operatorë vendas, operojnë në këtë fushë, por atyre nuk u është mundësia të konkurojnë. Gjatë emergjencës së Covid-19, qeveria ka realizuar disa tendera sekretë.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *