More

    Tërhiqet për herë të parë ambasada e SHBA nga qëndrimi “reforma në drejtësi histori suksesi”

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri një postim online, duke theksuar se shpreson të mos ketë marrëveshje në Shqipëri kundër reformës në drejtësi. Por ajo që bie në sy është se për herë të parë pranohet që reforma nuk është një histori, sikundër trumbetohej më herët nga ambasada amerikane.


    “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,”shkruan ajo.


    Një deputet i mazhorancës u shpreh këto ditë për nevojën e ndryshimit të reformës në drejtësi.

    Nga ana tjetër, një sondazh i publikuar edhe nga VOA, tregon se shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi.

    Sipas tyre, ajo ishte selektive dhe sa për sy e faqe.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here