Më shum

    Terrorizuan Skraparin me breshëri armësh, cilët janë vëllezërit që i rezistuan mbrëmë policisë

    Dy vëllezër me probleme mendore nga qyteti i Skraparit, pas një sherri banal mes tyre, kanë dalë në dritare dhe kanë filluar të qëllojnë me kallashnikov në ajër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “5 Shtatori” në qytetin e Skraparit. Hasan dhe Hysen Hoxha, përkatësisht 57 dhe 61-vjeç, kanë terrorizuar gjithë qytetin nga krismat e armëve dhe pas mbërritjes së policisë afër banesës së tyre, ata janë frikësuar dhe kanë filluar të qëllojnë sërish.

    Njëri prej tyre ka dalë jashtë pak minuta pas mbërritjes së policisë, ndërkohë që vëllai i tij është mbyllur brenda banesës, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Shërbimet e Policisë ndërmorën masa sigurie duke rrethuar pallatin dhe duke i bërë thirrje që të dorëzohej por ai nuk ju përgjigj thirrjeve.

    Policia e Beratit ka kërkuar përforcime nga forcat speciale pasi kjo situatë zgjati për më shumë se 2-orë dhe askush prej forcave të policisë nuk mundi t’i afrohej pallatit ku jetonin dy vëllezërit sepse për shkak të problemeve të tyre të shëndetit mendor ata i trembeshin faktin se ai mund ta drejtonte armën edhe nga efektivët e policisë.

    Në ndihmë të forcave të Policisë Berat kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas,për të negociuar me 57-vjeçarin Hasan Hoxha që ai të dilte me “duart lart” nga banesa dhe të dorëzohej. Qetësia e banorëve të Skraparit u rikthye nmrreth orës 01:30 të mëngjesit,kur 57-vjeçari Hasan Hoxha doli nga banesa dhe u dorëzua. Të dy vëllezërit Hoxha janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

    Policia deklaron zyrtarisht se në orë 01:15, u arrestua në flagrancë, shtetasi Hekuran Hoxha, 58 vjec, banues në lagjen “5 Shtatori” në Çorovodë, sepse të martën ora 19:30, në banesën e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik. Nga kontrolli ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një automatik Model 56, një krëhër me fishekë dhe 28 fishekë model 56. Ai akuzohet për ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here