Më shum

    Tetë Mënyra Natyrale Për të Ulur Yndyrnat Në Gjak

    Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji por edhe ju ngopin. Foto: Flickr

    Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrnave apo kolesterolit në gjak.

    Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave.

    Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër por edhe ishemi apo vdekje të parakohshme.

    Lexoni më poshtë këshillat nga  AgroWeb.org për uljen e kolesterolit.

    Kufizoni Yndyrnat Me Bazë Shtazore

    Ekspertët thonë se për uljen e kolesterolit duhet të shmangni yndyrnat me bazë shtazore, mishrat e përpunuar, mishin e kuq me dhjamë apo atë të shpendëve me lëkurë.

    Po ashtu, për uljen e kolesterolit duhen shmangur produktet e bulmetit me yndyrna të plota të cilat rrisin kolesterolin e keq.

    Më Shumë Fibër

    Ushqimet e pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

    Përzgjidhni tërshërën, farat e bluara të linit, elbin, bishtajoret, frutat dhe perimet e nëntokës.

    Perimet

    Ekspertët thonë se njeriu duhet të ketë të paktën një vakt të gjithin bimor një herë në javë.

    Këtu përfshihen fasulet apo thjerëzat që ofrojnë proteinë me bazë bimore.

    Kujdes Me Karbohidratet

    Studimet tregojnë se konsumi i ulët i karbohidrateve ndihmon jo vetëm në rënien në peshë por edhe në pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

    Zgjidhni tërshërën, fasulet, thjerrëzat dhe frutat që japin shumë energji por edhe ju ngopin.

    Humb Në Peshë

    Nëse jeni mbipeshë apo obezë, angazhohuni për të rënë në peshë.

    Kjo e fundit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka ndikim pozitiv në shëndet.

    Lëvizni Më Shumë

    Ekspertët rekomandojnë deri në 90 minuta aktivitet fizik në ditë, së paku ecje.

    Aktivtete të tilla rrisin ritmin e zemrës dhe vënë në përdorim shumë muskuj.

    Kujdes Me Ritmin

    Aktiviteti fizik duhet të jetë i një intensiteti mesatar dhe më pas duhet të avancojë në ushtrime të intensitetit të lartë në 2 herë në javë.

    Lëvizni

    Çelësi i suksesit të një regjimi ushqimor apo aktiviteti fizik është qëndrueshmëria.

    Nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht dhe pa ndërprerje, niveli i triglicerideve do të bjerë me të paktën 24 përqind./AgroWeb.org

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here