Categories: Aktualitet

Trafikoi kokainë nga Spanja në Itali, arrestohet në Elbasan 48-vjeçari

Një 48-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kryer trafik lëndësh narkotike nga Spanja drejt Italisë. 48-vjeçari, emri i plotë i të cilit është Ardian Çekini, ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është mundur të lokalizohet nga policia në Elbasan, ku edhe është arrestuar.


Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”.


Njoftimi i plotë i policisë:

“Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i shtetasit A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.”

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago