Më shum

    Trajtimi Natyral për Këmbë të Buta në Kushte Shtëpie

    Më pas thajini lehtë me peshqir dhe përdorni një limë apo gur të posaçëm për këmbët për t’i lëmuar ato. Foto:Flickr

    Këmbët e buta dhe të dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e çdo të rrituri.

    Pra nuk ka shumë rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur vjen puna tek shëndeti i këmbëve.

    Siç dihet janë një nga pjesët më delikate të trupit, çdo shqetësim në to do të thotë shqetësim i të gjithë trupit.

    Zgjidhjet për këtë problem mund të jenë të shumta duke filluar që nga zgjedhja e këpucëve të duhura, ecja apo trajtimi i duhur i lëkurës.

    Në këtë artikull do të ndalemi tek trajtimi i këmbëve me mënyra natyrale për t’i pasur sa më të buta e të shëndetshme.

    Ndiqni mëposhtë hap pas hapi këshillat e AgroWeb.

    Çfarë ju duhet

    1 filxhan kafe kripë

    2 filxhanë kafe sodë buke

    1 limon i shtrydhur

    10 pika vaj esencial trëndafili apo lavande

    Ujë

    Si të veproni

    Mbushni një kovë apo legen me ujë të vakët ose të nxehtë dhe brenda shtoni të gjithë përbërësit.

    Është me rëndësi që uji të jetë disi i ngrohtë në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar.

    Pasi të keni hedhur kripën, sodën dhe limonin, zgjidhni vajin tuaj esencial sipas dëshirës.

    Nëse këtë radhë nuk ju gjendet një në shtëpi mund ta anashkaloni këtë hap dhe të përdorni vetëm përbërësit e tjerë.

    Kështu me të përgatitur ujin, zhysni këmbët e pastra në të dhe lërini të pushojnë për 30 minuta, deri sa uji të fillojë të ftohet plotësisht.

    Gjatë kësaj kohe herë pas here mund t’i fërkoni këmbët me njëra tjetrën, pa i nxjerrë nga uji.

    Më pas thajini lehtë me peshqir dhe përdorni një limë apo gur të posaçëm për këmbët për t’i lëmuar ato.

    E gjithë lëkura e vdekur duhet të eliminohet në këtë mënyrë.

    Kini kujdes të mos i dëmtoni këmbët tuaja teksa i limoni duke ushtruar shumë presion mbi to.

    Pasi ta keni bërë këtë proces për disa minuta, shpëlajini këmbët me ujë të pastër dhe thajini sërish.

    Në fund kur ato të jenë të buta e të pastra, lyejeni me pak krem dhe pushoni për disa minuta./AgroWeb.org

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here