Më shum

    “Turi i Francës”, një përjashtim nga koronavirusit

    Gara më e vjetër dhe më e madhe e çiklizmit në botë, “Turi i Francës”, do të mund të mbahet, përkundër masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria franceze ndaj grumbullimeve në masë. Pak javë më parë, “Turi i Francës” është shtyrë për dy muaj, dhe është parashikuar të nisë më 29 gusht 2020. Por, qeveria franceze ka njoftuar se nuk do të ketë grumbullime në masë deri në shtator, çka nënkupton se një nga aspektet më të prekura është sporti. “Turi i Francës nuk është vënë në diskutim”, – ka deklaruar Ministrja e Sportit e Francës, Roksana Marasinonu, duke folur për rrjetin prestigjioz, BBC. “Nuk do të ketë grumbullime në masë para shtatorit, por me “Turin e Francës”, që do të nisë më 29 gusht, mund të ketë përshtatje. Mbetet tek organizatorët të bëjnë sugjerime”, – ka shtuar ajo. Deri më tani, nuk ka një koment nga organizatorët e garës lidhur me këtë koment të Ministres franceze. Ndërkohë, gara tjetër e madhe e çiklizmit “Vuelta” e Spanjës, ka njoftuar se do të anulojë nisjen nga Holanda, që është parashikuar për më 14 gusht 2020. Gara spanjolle do të niste në Utreht, por kjo etapë e garës 3-javore, do të anulohet, ndërsa vetë “Vuelta” e këtij sezoni do të ketë 19 etapa, 3 më pak sesa ishte planifikuar fillimisht. Organizmi që qeveris çiklizmin botëror (UCI), pritej të bënte të ditur të mërkurën kalendarin e rishikuar të garave të rrugës për meshkuj dhe femra, por e ka shtyrë datën e shpalljes për më 5 maj.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here