More

    U plagosën me kallashnikov/ Dajë e nip sillen te Trauma, shoqërohet babai me dy djemtë dhe kunatin

    Policia e Kurbinit zbardh plagosjen e ndodhur mesnatën e kaluar në këtë qytet, ku u qëlluan me armë zjarri pranë banesës së tyre dajë e nip.


    Policia thekson se të plagosurit janë sjellë te Trauma dhe po marrin mjekim, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar babai me dy djemtë e tij dhe kunatin.

    Autori i dyshuar i plagosjes dyshohet se është njëri prej dy djemve të shtetasit Gj. Sh., i cili është vetëdorëzuar, pasi policia ka “blinduar” gjithë zonën.

    Njoftimi i policisë: 

    Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip).

    Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

    Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.

    Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

    Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

    Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here