More

    Universitetet rinisin mësimin në qershor

    Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo tha se është parë e nevojshme që të ketë 3-4 javë në auditorë pasi mësimi online nuk ka qenë gjithmonë e efektshme. Provimet do të mbahen në muaji korrik dhe në gusht.

    “Nevojitet kohë në auditore para provimeve. Nevojitet kohë në laboratorë dhe për studentët e arteve. Universitetet kanë pavarësi akademike për të zgjidhur mënyrën që do të zgjidhin situatën. Jo të gjitha universitetet e kanë zhvilluar mësimin online. Jo të gjithë pedagogët kanë pasur disponibilitet për ta bërë këtë lloj mësimi” – tha Shahini. ©LAPSI.al

    ?? MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË – Ministrja Besa Shahini në komunikim të drejpërdrejtë për arsimin e lartë.

    Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 avril 2020

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here