Më shum

    Ushqimet Më Të Mira Për Të Shmangur Fryrjen e Barkut

    Një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të larguar fryrjen është kujdesi ndaj ushqimit. Foto: Flickr

    Ditët kur ndiheni të fryrë e sidomos në zonën e barkut me siguri i kujtoni si shumë të sikletshme.

    Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme.

    Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

    Ndonjëherë kjo mund të duket si diçka e paevitueshme, por AgroWeb.org ju sugjeron të provoni disa metoda të thjeshta që largojnë fryrjen.

    Disa nga mënyrat më të mira për të shmangur barkun e fryrë i gjeni të listuara më poshtë.

    Ushqimet

    Një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të larguar këtë problem një herë e mirë është sigurisht kujdesi ndaj ushqimit.

    Ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë trupin të kryejë si duhet proçeset e tij, duke parandaluar kështu fryrjen.

    Zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja si duhet e ushqimeve, prandaj gjithnjë sigurohuni të zgjidhni të duhurat.

    Kastraveci

    Kastraveci rekomandohet shumë pasi ka veti të mbledhë toksinat e trupit dhe t’i nxjerrë jashtë ato për shkak se përmban sasi të mëdha uji.

    Kalium

    Ushqimet e pasura me kalium siç janë bananet, portokalli, avokado, stikat apo kivi ndihmojnë në shfryrjen e trupit dhe nxjerrjen jashtë të kriprave të tepërta.

    Ananas

    Ananasi përmban disa vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit dhe tretjes së mirë.

    Probiotikët

    Probiotikët që gjenden tek kosi, qumështi apo djathi ndihmojnë tretjen e mirë dhe nxjerrjen jashtë trupit toksinat e këqija.

    Gatimi i perimeve

    Ky është një hap shumë i rëndësishëm, perimet kur konsumohen të pa gatuara shpesh shkaktojnë gazra dhe fryrje të zonës së barkut.

    Megjithëse perimet i japin vlerat e tyre më të mëdha kur janë sapo të këputura nga degët dhe të konsumohen ashtu siç janë.

    Për të evituar fryrjen e barkut mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni.

    Kjo e mesme e artë do t’ju ndihmojë të keni një bark të sheshtë dhe të shpëtoni nga fryrja.

    Konsumoni shumë erëza

    Fusni shumë erëza në dietën tuaj të përditëshme pasi ndihmojnë në tretjen e mirë duke parandaluar fryrjen.

    Këtu përfshihet xhinxheri, kanellea, borziloku, rigoni, nenexhiku, rozmarina apo kopra.

    Përdorini këto erëza si zakonisht në vaktet apo ushqimet tuaja për të përfituar një bark të sheshtë dhe shumë shije.

    Mund të zgjidhni të bëni edhe ndonjë çaj bimor me këto erëza sipas dëshirës tuaj.

    Përmendim këtu çajin me xhinxher apo atë me nenexhik.

    Shmangni ushqimet problematike

    Ka disa ushqime të caktuara që njihen për efektet anësore që i shkaktojnë organizmit, një ndër to është edhe fryrja e barkut.

    Megjithëse mund të jenë të shëndetëshme shumë fruta apo perime, pasi shkaktojnë vështirësi në tretje.

    Këtu përmendim brokolit, lulelakër, bishatajorët, mollët, dardhat apo pjeshkat.

    Bëni kujdes me ushqimet e skuqura, të konservuara apo të proçesuara pasi jo vetëm që ndikojnë për keq sistemin tretës, por edhe ju bëjnë të shtoni në peshë./AgroWeb.org

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here