Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për t’i hapur rrugë bashkisë që të prishë godinën e Teatrit Kombetar.
“Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.
Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndërtohet një godine e re duke përjashtuar mundësinë e rehabilitimit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë” – thuhet në reagimin e Tabakut.
“Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.
As një ditë pas 1-vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qëndrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë” – thotë ish-deputetja e PD-së. ©LAPSI.al