Versioni i ri i aplikacionit nxjerr në pah më të mira e Slack

Aplikacionet mobile të Slack janë përpjekur gjithnjë të kopjojnë nga eksperienca në desktop dhe ueb me një ekran të vetëm “shtëpie” dhe duke u mbështetur tek navigimi përmes gjesteve dhe menuve të rënda.

Por përditësimi i fundit që kompania ka nisur në kanalin eksperimental të Android vjen me një pamje më të thjeshtë më të organizuar me ndryshime madhore në pamje.

Tipari më dallues i përditësimit është paneli i navigimit në fund ku mund të kërceni mes seksioneve të aplikacionit pa prekur asnjë ikonë e pa asnjë gjest.

Aty mund të aksesoni kanalet, mesazhet dhe profilin tuaj.

Gjithashtu do të vëreni një buton të ri pluskues për të startuar një mesazh direkt. Pritet të jetë një përmirësim i madh krahasuar me versionin aktual të Slack në Android i cili ka për tendencë të fshehë opsionet më jetike në thellësi të aplikacionit. Për shembull për të aksesuar panelin e kanaleve duhet ose të prekni ikonën workspace në cepin e majtë lart ose të tërhiqni nga e majta. Por ky gjest funksionon vetëm nëse nuk përdorin sistemin e ri të gjesteve me tërheqje nga Android Q.

Funksionet si mesazhet e direkte ose hapësira juaj e punës fshihen nën menunë Home. E thënë thjeshtë aplikacioni i ri Slack duhet të jetë shumë më i shpejtë dhe lehtë për tu përdorur. Nuk dihet se kur kompania ka menduar ta lançojë për publikun por versionin eksperimental mund ta provoni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *