Një video e publikuar në rrjetet sociale ka vënë nën akuzë policinë shqiptare. Aty shihet se si një efektiv policie prek në vende intime një vajzë në mes të rrugës.
Nuk dihet kur është xhiruar video, por nëse është e kohëve të fundit ajo duhet të jetë xhiruar gjatë kohës së karantinës.
I paqartë është raporti që polici ka me vajzën, por gjithesi një skenë e tillë duket e papranueshme për “policinë që duam”. ©LAPSI.al