More

    Vitamina D ndihmon në luftën kundër Covid-19? Suplementi bëri mrekullinë, i uli infeksionet me 50%!

    Shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.

    Një testim dhjetë-javor që përfshin 200 pacientë me Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë do të përpiqet të përcaktojë nëse ajo që njihet ndryshe si “vitamina e diellit”, mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjes.

    Vitamina D prodhohet duke ekspozuar lëkurën në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm. Një studim i realizuar së fundi nga Trinity College në Dublin zbuloi se tek të rriturit që kishin marrë suplemente të vitaminës D, shkalla e infeksioneve në gjoks ra me 50%. Dr Jenna Macciochi, nga Universiteti i Sussex-it, tha:

    “Nëse keni mungesë të vitaminës D, atëherë gjasat që të merrni një të ftohur janë tre deri në katër herë më të mëdha”. Me këtë logjikë sipas saj, edhe një infeksion viral i frymëmarrjes si Covid-19 do të ishte më i keq në rastin kur kjo vitaminë mungon.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here