Më shum

    Vizita e mistershme, dyshohet se Thaçi mori Pacollin me makinë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm i Kosovës paralajmëron masa nga policia

    Ushtruesi i detyrës së minsitrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se vizita e presidentit të vendin, Hashim Thaçi në Shqipëri, nuk ka qenë në bazë të protokollit dhe se nëse ai ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli rrugës së kthimit nga Shqipëria, është i obliguar t’i nënshtrohet rregullave të karantinimit.

    “Mbrëmë vonë jam informuar se presidneti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin rreth orës 18:00 dhe është kthyer në ora 19:00. Presidenti është ulur përpara përkundër rregullave të sigurisë, ndërsa prapa nuk kanë mundur të shohin nëse është dikush, për shkak të xhamave të zi, ndërsa është shoqëruar me vetëm një veturë në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, tha Sveçla gjatë konferencës për medie.

    “Nëse vërtetohet që presidenti ka qenë i shoqëruar nga zotëri Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohen rregullave të karantinimit, ose vet izolimit në linjë me historikun e shëndetit. Nisur nga kjo nëse me të vërtetë deputeti, Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e presidentit Thaçi, atëherë ai me vetëdije të plotë i ka shkelur rregullat për karantinim ose vetizolim për të cilat ishte paralajmëruar edhe para nisjes për Kosovë”, tha Sveçla.

    “Ne i kërkojmë presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëj tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërsa zotëri Pacollit të lajmërohet menjëherë se ku është, përndryshe nëse shfaqet brenda territorit të Kosovës, në ndonjë moment të caktuar, atëherë policia e Kosovës është e detyruar të ndërmarr masat me legjislacionin në fuqi”, tha Sveçla.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here