More

    Vlerësimi i TikTok në PlayStore nga bie nga 4.5 në 1.2 yje brenda natës

    Google ka fshirë miliona vlerësime negative të TikTok nga dyqani i aplikacioneve Play Store pasi vlerësimi ra nga 4.5 në 1.2 brenda natës.

    Platforma e shpërndarjes së videove u pushtua nga vlerësime me 1 yll pasi një krijues Indian postoi një video shaka të një sulmi me acid.

    Faizal Siddiqui kërkoi falje ndërsa TikTok fshiu kopjet e klipit. Megjithatë nuk përfundoi këtu e gjitha sepse Google ndërhy për të bllokuar vlerësimet e llogarive të rreme të kritikëve të videove.

    Gjithësesi lëvizja ka pasur shumë pak efekte sepse vlerësimi mesatar i TikTok mbetet nën 2 yje. Në video shfaqet Siddiqui duke kërcënuar një grua e cila kishte vendosur të ndahej prej tij.

    Në klip ai hidhte një lëng në fytyrës. Ishte ujë por makiazhi i bërë prej gruas jep efektin e dëmtimeve të fytyrës për shkak të sulmit me “acid.”

    Google fshiu më shumë se 5 milionë vlerësime negative me 1 yll. TikTok është shndërruar gjatë pandemisë në një prej aplikacioneve më popullore. Blerjet brenda TikTok u rritën me 10 herë në 78 milionë dollarë ku 86.6% vinin nga Kina dhe 8.2% nga SHBA. /PCWorld Albanian

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here