More

    Volejboll, Kraja: Formula e sezonit nuk duhet të ndryshojë

    Sikundër i gjithë sporti në vend, edhe kampionati i volejbollit është ndërprerë, por për trajnerin e Vllaznisë së meshkujve, Ermal Kraja, skuadra është munduar sidoqoftë të ruajë formën fizike përtej karantinës.
    Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për idenë e ndryshimit të formulës së këtij sezoni.
    Kraja mendon se kriza e shkaktuar nga virusi korona do ta dëmtojë volejbollin edhe përtej këtij sezoni.
    Por trajneri i shkodranëve ka besim tek skuadra e tij.
    Vllaznia mban aktualisht vendin e 5-të në renditjen e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, me 21 pikë, 5 më pak sesa Skënderbeu i vendit të 4-t dhe 17 më pak se Erzeni kryesues, teka kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur deri në mbyllje të sezonit.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here