More

    Vuçiç paralajmëron serbët: Kemi informacione se Kosova do të…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar sot serbët se në bazë të informacioneve që disponon, Qeveria e Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri.

    Sipas Vuçiçit këto aksione do të ishin katastrofike. Pas takimit me kryeparlamentarin Ivica Daçiç, presidenti Vuçiç është shprehur:

    “Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”- raporton media “b92”. Vuçiç tha se Kosova mund ta ndërmarrë aksionin më 6 nëntor në afërsi të Zveçanit.

    “Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”- ka shtuar gjithashtu Vuçiç, duke nënkuptuar se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

    Kujtojmë se para disa ditësh Policia e Kosovës ndërmori një aksion për goditjen e grupeve kriminale në veri të vendit, gjë që shkaktoi përplasje me disa grupe atje. Madje pati edhe të shtëna me armë zjarri, ku u plagosën disa efektivë.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu