More

    Vuçiç: Presim formimin e qeverisë në Kosovë, të gatshëm të rinisim dialogun

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të nisë dialogun menjëherë sapo të formohet qeveria e re në Prishtinë.


    Ai shtoi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe.


    “Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, tha Vuçiç.

    Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese mori vendimin që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin Avdullah Hotit, për krijimin e qeverisë së re, ishte në përputhje me Kushtetutën.

    Ndërsa vendimi u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje, u përkrah nga SHBA dhe BE, që kërkuan krijimin e qeverisë së re dhe rinisjen e dialogut.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here