More

    Zakonet nuk pyesin për masat kufizuese, 100 veta në funeralin e 44-vjeçarit që humbi dje jetën në pus

    Është përcjellë sot për në banesën e fundit 44-vjeçari Gentjan Golashi, njëri prej viktimave që u bllokuan dhe gjetën vdekjen ditën e djeshme në një pus në fshatin Dushnik. Trupi i pajetë i Gentjan Golashit është përcjellë për në Varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie.


    Pa maska e pa dorashka dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, familjarët, të afërmit dhe miqtë, i kanë dhënë sot lamtumira 44-vjeçarit. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit Covid-19 ka obliguar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, por kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë e Gentjanit që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.


    Gentjan Golashi ishte djali i motrës së 77-vjeçarit Kamber Hoxha, që hyri mëngjesin e djeshëm për të pastruar pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë, por ngeci brenda tij dhe kërkoi ndihmë. Gentjani hyri në pus për të shpëtuar dajën e tij, por gjeti vdekjen. Në orën 14:00 pritet të kryhet në Varrezat e fshatit Dushnik edhe funerali i dy viktimave të tjera, Kamber Hoxhës dhe nipit të tij Neim Hoxha.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here