Categories: Aktualitet

Zbardhet drafti me 14 pika që Ilir Meta iu prezantoi ambasadorëve

Zbardhet drafti i propozuar ambasadorëve nga Presidenti i Republikës Ilir Meta një ditë më parë. Draftin me 14 pika ditën e djeshme Kreu i Shtetit ua ka prezantuar ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe ambasadorit Luigi Soreca.


Reforma zgjedhore, KED, paketa anti shpifje etj, janë disa nga çështjet që preken në draftin e Presidentit e përgatitur para shembjes së Teatrit Kombëtar.


Meta kërkon që Këshilli Politik të jetë fuqiplotë në vendimmarrje dhe që partitë të përfundojnë Reformën Zgjedhore sipas rekomandime-ve të ODIHR.

Në draft thuhet që KED duhet të vazhdojë funksionimin duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit, ndërkohë që Presidenti Meta kërkon që kreu i KED të largohet nga detyra. Po kështu Meta, kërkon që Parlamenti të tërhiqet nga Paketa ‘Anti-shpifje’ dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

DRAFTI I PLOTË
1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago