Eshtë botuar sot ne fletoren Zyrtare akti i kalimit të teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndertimin e godinës se re. Kjo VKM mban firmën e Edi Ramës dhe me sa duket synon të përshpejtojë shkatërrimin e Teatrit gjatë periudhës së jashtëzakonshme.
Në vendim thuhet shprehimisht se do të ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit,ashtu siç kërkohet nga Europa Nostra. Nëse fillimisht Rama votoi një ligj special për “rrëmbimin” e një trualli të Bashkisë pa miratimin e Këshillit Bashkiak, tani ai po e kalon parcelën e teatrit përsëri tek Veliaj.