Categories: Histori

Zbulimi i Rekës së Epërme

Robert Elsie i zbulon botës së albanologjisë dhe balkanologjisë një vepër të çmuar mbi Rekën e Epërme në fillim të shekullit të njëzetë.

Robert Elsie i zbulon botës së albanologjisë dhe balkanologjisë një vepër të çmuar mbi Rekën e Epërme në fillim të shekullit të njëzetë. Ai e konsideron studimin e parë etnografik të hartuar gjermanisht nga një autor shqiptar, Bajazid Doda, sekretari privat i Baron Nopçës
Emri i Bajazid Dodës na është bërë i njohur deri tani si emri i sekretarit privat dhe njëherësh dashnor i albanologut, baronit hungarez Franc Nopça (1877-1933). Në vitin 2007 albanologu bashkëkohës, Robert Elsie na e zbulon si autorin e parë shqiptar që ka hartuar në gjermanisht nën kujdesin e baronit një vepër etnografike. Dorëshkrimin e ruajtur deri më sot në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, me titull “Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme”, (titulli në gjermanisht “Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien)”), dr. Elsie e ka botuar së fundmi në Vjenë duke i dhënë veprës rëndësinë e një tabloje të çmuar e “një jete të zhdukur”, jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës (Maqedoni), gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të Perandorisë Osmane, rajon ky që shtrihet në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në territorin shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Elsie na thotë se studimi i hartuar nga Bajazid Elmaz Doda, më 1914, “përmban një përshkrim gjeografik të Rekës së Epërme, veçanërisht të vendlindjes së autorit, Shtirovica, të dokeve dhe zakoneve të banorëve të atjeshëm, të bazës ekonomike të

tyre. Ky studim është para së gjithash një vështrim i rrallë mbi një botë të shkuar edhe për faktin se Shtirovica, dy vjet pas hartimit të këtij studimi, u shkatërrua dhe u bë rrafsh me tokën nga forcat ushtarake bullgare. Popullsia shqiptare e atjeshme u dëbua. Më vonë, shumë prej tyre qenë detyruar të shpërnguleshin në Turqi. Sot, rajoni pothuajse është i pabanuar”.

Doda e ka përfunduar dorëshkrimin në moshën 26-vjeçare në Vjenë, por nuk u botua kurrë. Teksti ishte përkthyer në gjermanisht nga Nopça. Sipas Elsisë që është kujdesur për këtë botim, ashtu si dhe për kujtimet e baron Nopçës, “Udhëtime nëpër Ballkan”, të përkthyera së fundmi në shqip, “Jeta e banorëve në Rekën e Epërme” është shkruar në një kohë kur gjuha shqipe nuk kishte një alfabet të pranuar gjithandej, aq më pak e folmja tashmë e vdekur e rajonit të Rekës.

Kërkimet e tyre në Veriun e Shqipërisë nisën në vitin 1907 kur planifikojnë dhe udhëtimin për në vendlindjen e Dodës, në Rekën e Epërme prej nga do të lindte vepra në fjalë. Endjet e tyre nëpër Shqipërinë Veriore, Kosovë dhe Maqedoni kishin si qëllim për Nopçën studimin e Alpeve Shqiptare, pastaj anën perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna. Në 1913 ai shkruan: …për shkak të malarjes, u detyrova që pjesën e fundit të programit tim ta anuloja, për të zbritur pastaj përmes pjesës malore, por lehtë të kalueshme, të Kastratit. Në vend timin, Bajazidi u ngjit deri në majën e Veleçikut, në Kunoren e Keneshdolit dhe në disa male të tjera, ku ai u përpoq të përpilonte një hartë speciale të pjesë veriore të Alpeve duke bërë fotografitë e nevojshme shkruan shqip.info.”

Bajazid Doda është lindur rreth vitit 1888 në fshatin malor Shtirovicë ku edhe ka kaluar fëmijërinë. Emigroi në Rumani, ku më 20 nëntor 1906, në Bukuresht, u takua me albanologun Franc Nopça. Ishte 18 vjeç dhe baroni e merr në punë si shërbëtor. Nga kjo marrëdhënie lind një dashuri dhe një bashkëjetesë shumëvjeçare që përfundoi tragjikisht më 25 prill 1933. Baroni në një gjendje të rënduar psikike vret sekretarin e vet besnik dhe më pas vret veten në shtëpinë e tij në Vjenë ku kishin jetuar pas luftës./shqip.info

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago