Categories: Aktualitet

Zheji: Ku gabuan gazetarët përballë Ramës. Alfred Lela qeshte me dhunuesin e tij

Artur Zheji e ka quajtur të gabuar daljen e kolëgëve të tij në debatin e sitisur në teatrin e Operas me kryeministrin. Në një editorial me titull: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” në 360gradë Zheji ka shkruar: “E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!


Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel.


Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja”.

©Lapsi.al

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago