More

    Zotërimi i Durrësit nga Mbretëresha Teuta, vetëm një legjendë

    “Kultura në 1 minutë” / Episodi 9

    Imazhin e Mbretëreshës Teuta e keni parë shpesh të lidhur me qytetin e Durrësit, por historia dëshmon se ajo nuk mundi të kishte një lidhje reale me qytetin, për sa kohë nuk mundi ta zotëronte atë.

    Ajo ishte gruaja e dytë e Mbretit Agron dhe nisi sundimin pas vdekjes së tij, rreth vitit 230 p.e.s. Mbretërimi i shkurtër i Teutës për 3 vite u shënjua nga një luftë e ashpër me Romën, që njihet si Lufta e Parë Iliro-Romake. Njëri nga shkaqet kryesore për nisjen e kësaj lufte ishte edhe dëshira e Teutës për të sunduar Epidamnin (Durrësin).

    Por Mbretëresha Teuta mbeti vetëm një legjendë për lidhjen e saj me Durrësin dhe nuk mundi ta sundonte atë në asnjë moment. Ushtria e saj e sulmoi 2 herë qytetin, por u mund duke mos arritur ta kontrollonte dot.

    Arkeologu Jani Koçillari rrëfen për historinë e vërtetë të Teutës në raport me Durrësin, duke i ndarë faktet nga legjenda.

    Për më shumë ndiqni videon e publikuar.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu