Më shum

    Himni i Flamurit

    Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më 1912. njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit.

    Hymni i Flamurit (instrument)

    Hymni i Flamurit ( Me zë)

    Himni Kombëtar

    Rreth flamurit të përbashkuar 
    Me një dëshir` e një qëllim, 
    Të gjith` atij duk` ju betuar 
    Të lidhim besën për shpëtim. 
    Prej lufte veç ai largohet 
    Që është lindur tradhëtor, 
    Kush është burrë nuk friksohet, 
    Po vdes, po vdes si një dëshmor!


    Në dorë armët do t`i mbajmë 
    Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd, 
    Të drejtat tona ne s`i ndajmë; 
    Këtu armiqtë s`kanë vend. 
    Se Zoti vetë e tha me gojë 
    Që kombet shuhen përmbi dhe, 
    Po Shqipëria do të rrojë; 
    Për të, për të luftojmë ne!


    O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, 
    Te ty betohemi këtu, 
    Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, 
    Për nder` edhe lavdimn` e tu. 
    Trim, burrë quhet dhe nderohet 
    Atdheut kush iu bë theror; 
    Për jet` ai do të kujtohet 
    Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

    Historia e Himnit Kombëtar

    "Himni I Flamurit" ose titulli i gabuar "Rreth Flamurit të Përbashkuar" me të cilin njihet më shpesh, është përdorur për herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Kënga kleu bërë nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”. Nga këto radhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vihet re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si në thënien: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit shqiptar, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.

    TË REJA