Horoskopi Kinez

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri: 1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri: 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

MIU

Marrëdhënia ne çift nuk do jete as e shkëlqyer, por as e keqe këtë muaj. Do jeni here pas here kritike ndaj partnerit, por nuk do arrini deri ne debate. Beqaret duhet te bëjnë disa seleksionime te atyre qe do iu propozojnë ne mënyrë qe te fillojnë një lidhje me personin qe ju përshtatet me tepër. Gjendja shëndetësore here do jete e mire dhe here problematike. Mund te keni dhimbje qafe, muskujsh ose kyçesh. Kujdes duhet te bëjnë edhe anemiket. Financat kane për te qene me te qëndrueshme dhe do kryeni shpenzimet e dëshiruara. Për punën do jete muaj pozitiv. Do dini gjithmonë t’i zgjidhni problemet dhe do ecni ne rrugën e duhur.

BUALLI

Këtë muaj jete juaj ne çift do jete fantastike. Pasioni do shtohet vrullshëm moment pas momenti dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Do keni ndjenja edhe me te thella për te dashurin e zemrës. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe jeta do ju marre drejtimin qe keni pritur prej kohesh. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, pasi gjithmonë do dini te kujdeseni për veten edhe ne detajet me te vogla. Ne planin financiar një mik i ngushte do ju ndihmoje tej mase dhe do i zgjidhni problemet qe kishit. Ne pune duhet te bëheni gati për ndryshime rrënjësore si ne pozicion ashtu edhe ne detyrat qe do iu jepen.

TIGRI

Këtë muaj duhet t’i përkushtoheni me tepër jetës tuaj personale dhe aspak familjare. Mendoni te dilni sa me shume, te argëtoheni dhe t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret ka mundësi te fillojnë te pëlqejnë disa komshinj qe dikur i kane share. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te keni probleme me veshët dhe shqetësime nga organet gjenitale. Beni vizita pa u përkeqësuar shume gjendja. Ne planin financiar kane për te ndodhur ndryshime pozitive sepse gjate kohëve te fundit keni marre masat e duhura. Ne pune do shkëlqeni gjate gjithë kohës. Jo vetëm qe do shpërbleheni për arritjet, por do adhuroheni nga koleget.

LEPURI

Javët e para te këtij muaji kane për te gjene disa delikate për te dashuruarit, por shume shpejt do gjeni zgjidhjet e duhura për çdo problem. Pas datës 20 do ndiheni te “zhbllokuar” dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret nuk duhet ta neglizhojnë as ftesën e një miku te vjetër pasi ndonjëherë gjerat e pamenduara janë me te bukurat. Për shëndetin do kujdeseni gjithë kohës, prandaj shqetësime serioze nuk do ketë. Ne planin financiar duhet gjithmonë te mendoni e te bëni llogari para se te shpenzoni. Për punën do jete një muaj i begate gjate se cilit do realizoni disa projekte.

DRAGOI

Gjate këtij muaji, si ju ashtu edhe partneri, do mendoni çdo moment ta impresiononi atë qe keni ne krah. Edhe planetët do jene ne anën tuaj. Beqaret do gjenden neper situata te vështira here pas here dhe as qe do e kenë mendjen te mendojnë për dashurinë. Shume pak do ndryshojnë status. Shëndeti do jete goxha i mire. As ata qe kane pasur shqetësime me pare nuk do kenë për çfarë te ankohen. Me financat do bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata shpesh mund te jete tejet e vështirë. Ne pune për fat do jeni me energjike. Asgjë nuk është e pamundur dhe do e kaloni sa hap e mbyll sytë.

GJARPRI

Këtë muaj duhet ta lini partnerin te shprehet lirshëm nëse nuk dëshironi te keni probleme serioze. Nga ana tjetër duhet te bashkëpunoni sa te mundeni ne mënyrë qe askush te mos ju ndaje dot. Beqaret do e kenë me te lehte te afrohen me personat qe pëlqejnë dhe me shume gjase nga mesi i muajit mund te ketë edhe lidhje te reja. Shëndeti nuk do jetë problematik, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Ne planin financiar pavarësisht masave qe keni marre gjendja do jete ende delikate. Ne pune mos u tregoni asnjë çast te paduruar sepse do bëni gabime me pasoja te renda.

KALI

Këtë muaj do jeni gjithë kohës te kënaqur ju te dashuruarit dhe do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah. Te shkuarën e nxehte do e harroni. Beqaret do e takojnë javët e dyte personin e ëndrrave te cilin do e kenë pranë për gjithë jetën. Shëndeti nuk do jete i njëjte për te gjithë. Ata qe nuk kujdesen sa duhet për veten mund te kenë edhe ndonjë shqetësim ne lidhje me stomakun apo me veshkat. Me shpenzimet, por u treguar te paduruar, situata do ju dale shpejt jashtë kontrollit. Ne pune bëjini me kujdes planet ne mënyrë qe t’i habisni te gjithë me ato qe do arrini.

DHIA

Këtë muaj ju te dashuruarit do i merrni gjerat si t’iu vijnë pa menduar për asgjë çast për ato qe mund te ndodhin me vone. Nuk do mungojnë çastet e lumtura, por as ndonjë problem i vogël. Beqaret di jene te logjikshëm dhe nuk do pranojnë ta ndryshojnë statusin vetëm për disa çaste emocionuese. Për ta është e rëndësishme te kenë ne krah një person qe do i mbështesë gjithmonë. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire. Mund te keni probleme me tretjen dhe kolitin. Financat do jene te shkëlqyera dhe do kryeni edhe investime. Për sa i përket punës, ka shume mundësi te filloni një projekt qe do ju beje te famshëm.

MAJMUNI

Çështjet e zemrës kane për te shkuar mire këtë muaj. Edhe vetëm me shikime do merreni vesh me partnerin tuaj dhe do bëni plane për te ardhmen se bashku. Beqaret nuk duhet kurrsesi te kërkojnë persona perfektë dhe pa te meta pasi po vazhduan kështu kane për te mbetur gjate vetëm. Për shëndet me te mire duhet te ushqeheni si duhet dhe te qëndroni larg veseve dhe atyre qe mund t’iu sjellin shqetësime. Ne planin financiar do i keni idetë e qarta për masat qe duhet te merrni. Ne pune gjerat do ju vështirësohen pas javës se pare sepse një koleg do ju behet kundërshtari me i forte.

GJELI

Këtë muaj do bëni te pamundurën te ruani qetësinë ne çift edhe pse shume persona te afërt do ndikojnë për keq dhe do duan t’ua prishin harmoninë. Kujdes nga intrigat. Beqaret duhet te thonë edhe “jo” pasi po pranuan te dalin me këdo qe do i propozoje do kenë probleme me pas. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Do ndiheni te lodhur dhe mungesa e gjumit do sjelle probleme me te mëdha. Financat po nuk i menaxhuat ashtu si duhet keni për te vuajtur me pasoja te renda dhe askush nuk do i ndihmoje. Pozicioni ne punën qe keni do konsolidohet me tepër ose mund te gjeni diçka tjetër ku do ju vlerësojnë tej mase.

QENI

Jeta sentimentale e te gjithë atyre qe janë ne një lidhje ka për te qene shume here me e mire këtë muaj. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do i zgjidhni ato sa me pare te jete e mundur. Edhe partneri do beje te njëjtën gjë. Beqaret duhet t’i vështrojnë me kujdes personat qe do kenë pranë pasi njeri prej tyre und te behet partneri ideal. Shëndeti here pas here mund te lere për te dëshiruar. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga bulimia. Me financat nuk duhet te bëni çmenduri pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne momentin qe nuk e prisni. Ne pune do ndërmerrni rreziqe te njëpasnjëshme dhe te gjitha këto do ju shpërblehen.

DERRI

Jeta ne çift ka për te qene e paqëndrueshme dhe problematike gjate këtij muaji. As ju dhe as partneri nuk do beje lëshime, por ama nuk do ketë as argumente për te vërtetuar se ka te drejte. Beqaret do kalojnë pjesën me te madhe te kohës me miqtë dhe do ndihen rehat. Për ta nuk do jete domosdoshmëri ndryshimi i statusit. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se një muaj me pare. Aktiviteti fizik, yoga dhe ushqimi i zgjedhur do ju bëjnë te ndiheni ne forme. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Ne pune do iu jepen mundësi te vazhdueshme për ta treguar veten dhe do keni sukses.