Horoskopi Vjetor

Horoskopi vjetor për vitin 2020

DASHI

Ka mundësi qe ky vit te jete mjaft stresues dhe do ju nevojitet goxha energji për te kaluar sfidat qe do iu japë jeta. Mundohuni ta menaxhoni sa me mire kohen dhe te mos tregoheni te paduruar. Muajt me te mire do jene shkurti dhe marsi kështu qe mbajini mend nëse do keni për te marre vendime. Ju qe keni një lidhje prej disa kohesh mundohuni mos e lini partnerin pas dore duke u marre me shume me punën dhe ndryshoni disa zakone për ta bere me pikante jetën sentimentale. Organizoni here pas here edhe darka romantike dhe neper fundjave shkoni ne vende te ndryshme. Ju beqarët nuk do keni vitin e plotësimit te ëndrrave. Do kenë flirte dhe aventura, por jo dashuri te mëdha e serioze. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara pavarësisht shpenzimeve tuaja. Për shëndetin nuk do jete vit i lehte kështu qe bëni kujdes. Ne pune do jete periudhë intensive, me presion te madh, por edhe me arritje sidomos nga korriku deri ne dhjetor.

DEMI

Gjate këtij duhet te jeni me aktive dhe te keni etje për te zbuluar gjera te reja. Tregohuni këmbëngulës dhe mos u dorëzoni edhe sikur te dështoni ne përpjekjet e para. Ne janar do fillohen projekte te reja, ne mars do lulëzojë jeta juaj sentimentale, ne maj do keni me shume fat nëse jeni beqare dhe ne tetor duhet ta dëgjoni me shume zërin e brendshëm. Për ju te dashuruarit do jeta një vit interesant dhe nuk do lini monotoninë t’iu pushtoje. Dilni e argëtohuni me partnerin sa here t’iu jepet mundësia. Ju beqaret mbase nuk do e gjeni princin e kaltër, por nuk do mërziteni. Jeta sociale shume e pasur do ju ofroje kënaqësi pafund. Sigurisht qe nuk do mungojnë flirtet dhe aventurat kalimtare. Financat do dini t’i menaxhoni si duhet dhe do ecni me llogari sa here te shpenzoni. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Për punën do jete vit interesant dhe do provoni veten ne fusha te reja. Sfidat do i adhuroni dhe nuk do lodheni kollaj.

BINJAKET

Këtë vit duhet patjetër te hiqni dore nga disa zakone te këqija. Mësoni te thoni edhe jo dhe te ndryshoni disa gjera. Priten transformime radikale ne disa fusha. Muajt e pare duhet te vendosni çfarë do bëni. Nga maji ne gusht duhet t’i përkushtoheni me shume dashurisë dhe muajt e fundit duhet te vini ne drite disa projekte te menduara. Ju qe keni një lidhje keni për te kaluar periudha te rëndësishme kur do ju duhet te merrni vendime te mëdha. Jepini zgjidhje çdo gjeje qe ju mundon. Beqaret do surprizohen pafund dhe do gjejnë dashurinë. Financat nuk do jene gjithë kohës te mira. Fillimisht do merrni borxhe dhe me pas duke vendosur gjerat ne vije do e rregulloni edhe këtë sektor. Shëndeti do kaloje edhe peripeci, por me kalimin e kohës do mësoni si te kujdeseni për veten. Për punën do jete një vit interesant. Do merrni përgjegjësi te reja, do bashkoheni me një ekip te ri ose mund te ndryshoni tërësisht kompaninë. Pas verës do jeni me te lire.

GAFORRJA

Ky vit do jete i duhuri për te zgjeruar miqësitë, për të zyrtarizuar lidhje dhe për të nënshkruar kontrata profesionale. Shikoni mirë rreth e rrotull dhe qëndroni pranë personave qe ju vlerësojnë. Gjatë muajit janar deri në prill do merrni mbështetje nga persona që nuk e keni pritur, ndërsa në gusht do iu hapen horizonte të reja. Nëse jeni në një lidhje mendoni të zyrtarizoni gjithçka dhe të filloni diçka serioze. Do kaloni momente më të bukura kështu. Ju beqarët mund të keni më tepër fat muajt e fundit. Bëjini sytë katër në atë periudhë. Më financat duhet të jeni pak më vigjilentë sidomos gjatë pranverës dhe verës. Mundohuni që herë pas herë të hiqni ndonjë para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë i përkryer dhe kjo falë gjendjes morale shpesh të rënë. Në punë do i përmirësoni marrëdhëniet me kolegët dhe shefat. Mund të bëheni edhe pjesë e një ekipi premtues.

LUANI

Ky do jetë një vit goxha aktiv për ju dhe do shënjohet nga ngjarje të rëndësishme sidomos në punë. Edhe kushtet e jetës do përmirësohen goxha. Janari është muaji më i mirë për të nënshkruar kontrata, marsi për të filluar projekte dhe prilli e maji për të bërë gjëra të reja në çdo fushë. Ju çiftet do jeni me te dhënë pas marrëdhënies qe keni krijuat dhe do e dëgjoni me tepër partnerin. Mbi çdo gjë tjetër do privilegjoni harmoninë. Ju beqaret nuk do keni vitin me te mire, por do argëtoheni disi. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje edhe për problemet qe do iu dali dhe do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat. Shëndeti në tërësi nuk do jetë i keq megjithatë nuk do mungojnë as momentet e lodhshme. Kujdesuni pak më tepër për veten. Për punën do jetë vit i rëndësishëm dhe vendimtar për të treguar sesa vleni dhe për te bere përpjekjet e mëdha. Muajt e fundit do jene me te mirët.

VIRGJERESHA

2020-ta do jetë një vit i mirë për të realizuar planet si në punë ashtu edhe në dashuri. Sido qe t’iu vije gjerat ju do e gjeni rrugëdaljen. Fantazia nuk do ju mungoje dhe kjo gjë do ju ndihmojë te arrini shume lart. Ne muajt e pare bëni me tepër përpjekje dhe tregohuni te gatshëm për sfida, ndërsa ne dy muajt e fundit bëni ndryshimet e mëdha. Nëse keni një lidhje ky do jete viti i zyrtarizmit te gjerave. Mund te mendoni edhe për një fëmijë. Nëse jeni beqare duhet te mendoni për ndryshime. Muajt e pare dhe te fundit do jene me idealet për lidhje te reja. Ne planin financiar do jete viti i ndërgjegjësimit dhe do filloni te merrni masa për ta ndryshuar situatën. Shëndeti do jete shume here me i mire nga me pare dhe energjia do jete e pashtershme. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshëm e me te shpejte nëse doni te arrini atje ku keni menduar. Energjia nuk do ju mungoje, por duhet edhe pak strategji.

PESHORJA

Ky do jetë viti i përfundimit të gjërave të nisura. Disa mund të marrin edhe vendime të mëdha dhe do ndryshojnë gjithçka. Mundohuni qe për çdo hap te mendoheni disa here. Muajt e pare gjerat do jene paksa te ndërlikuara, por ne prill do merrni frenat dhe do vendosni gjithçka nen kontroll. Ju qe keni një lidhje do reflektoni gjate dhe do mundoheni te ndreqni edhe disa gabime qe keni bere. Pas qershorit do shtoni edhe dozat e fantazisë dhe do e bëni ambientin me te këndshëm. Ju beqaret do iu përkushtoheni miqve muajt e pare dhe vetëm pas korrikut do mendoni seriozisht për dashurinë. Për financat do jete viti ideal për te vendosur gjithçka nen kontroll. Mund t’i kryeni investimet dhe kur te mundeni te hiqni disa para mënjanë. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por jo gjera shqetësuese. Do dini te kujdeseni për veten. Për punën periudha me e mire do filloje nga pranvera. Do ketë ngjarje vërtet shënjuese.

AKREPI

Ka pak mundësi që ju të mërziteni gjatë 2020-ës.Jeta në tërësi do jetë e bukur dhe plot aktivitete. Do jeni edhe më të hapur dhe do afroheni me të tjetër. Pas shkurtit do jeni edhe më aktivë se më parë. Nëse keni për të marrë vendime bëjeni gjatë muajit tetor. Ju qe jeni ne një marrëdhënie duhet t’i shtoni paksa dozat e fantazisë qe lidhja te behet me e emocionuese. Do dilni me shume se vjet dhe do argëtoheni me tepër. Ju beqarët do keni me shume njohje dhe mundësitë për lidhje do jene me te mëdha. Me financat duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet ta teproni me shpenzimet as në rastet kur te keni goxha para. Shëndeti do jetë i shkëlqyer si asnjë vit më parë. Do jeni edhe më optimistë e me energjike. Në punë do jeni më të gatshme për sfida dhe do ndërmerrni nisma të reja. Do keni takime të rëndësishme profesionale, do negocioni dhe do lidhni kontrata të reja.

SHIGJETARI

Ky do jete vit ideal për te konkretizuar projekte dhe për te përmirësuar situatën financiare. Do dini me mire te kanalizoni energjitë dhe o dini te shfrytëzoni aftësitë qe zotëroni. Qe ne janar do vendosni rregull tek financat. Marsi dhe prilli do jene me te mirët për dashurinë dhe familjen, ndërsa nga korriku deri ne dhjetor do i përkushtoheni pafundësisht punës. Për ju çiftet pasioni do shtohet dhe do kaloni me tepër kohe me atë qe dashuroni. Ju beqareve ju pret një vit i qete, me mundësi për aventura, por pa dashuri te mëdha. Beni durim dhe do dilni me te fituar. Financat do arrini t’i përmirësoni goxha dhe do ndiheni me te qete. Shëndeti do vije duke u përmirësuar muaj pas muaji. Do i kuptoni nevojat qe keni dhe do dini si te kujdeseni për gjithçka. Ne pune do jeni me te organizuar, me te frymëzuar dhe gjithçka do rrjedhe natyrshëm. Nuk do lodheni shume dhe do keni goxha arritje.

BRICJAPI

2020-ta ka për te qene një vit i shkëlqyer për ju. Sido qe t’iu vijnë gjerat do dini si te kaloni gjithçka dhe do dilni fitimtare. Me ne fund do ju tregoni te gjithëve se çfarë jeni te afte te bëni dhe do keni me tepër besim tek vetja. Janari do jete muaji me i mbare, por edhe te tjerët nuk do jene keq. Kujdes vetëm pak ne prill kur do ndiheni me te stresuar. Jeta juaj ne çift do jete ndryshe nga me pare. Do i shprehni me tepër mendimet, do komunikoni me shume dhe do kuptoheni si duhet me partnerin. Pranvera dhe vera do jene stinët me te bukura. Ju beqaret do jeni me te qarte për ndjenjat dhe për marrëdhëniet qe ju përshtaten. Di dini mire ku dhe çfarë te kërkoni. Financat do i mbani gjithë kohës te ekuilibruara. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak sepse gjendja do jete me e mire nga sa e mendonit. Ne pune do i zgjidhni qe ne fillim te vitit situatat e ndërlikuara dhe me pas do dini t’i përdorni te gjitha mjetet dhe aftësitë qe keni për te arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Priten ndodhi te rëndësishme.

UJORI

Ky do jete një vit i mire për te reflektuar dhe për te analizuar gjithçka me detaje. Vetëm pasi te jeni shume te qarte duhet te merrni vendime. Beni durim dhe do dilni me te fituar. Qëndroni me pranë personave qe ju duan dhe do fitoni me tepër besim tek vetja. Pas shtatorit duhet te viheni me ne veprim për çdo gjë. Nëse keni një lidhje merrini gjerat sa me shtruar sepse vetëm ashtu do mund te gjeni lumturinë e kërkuar. Pranvera dhe vera do jene shume te bukura. Ju beqaret ka mundësi qe ne këto stine te realizoni takime te veçanta. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por goxha me te mira se një vit me pare. Do i përmbushni te gjitha nevojat. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme gjithë kohës. Për punën nuk do jete një vit me shume veprim, por do jeni me te organizuar dhe do dini si te veproni ne çdo situate. Mundohuni te jeni me te qete dhe te mos kërkoni t’i ngjitni shkallet dy e nga dy.

PESHQIT

Pritet qe ky vit te jete i këndshëm dhe me plot projekte te reja. Do jeni te kujdesshëm me gjithçka dhe do reflektoni disa here para se te veproni. Nga ana tjetër do përshtateni me çdo rrethane dhe do keni shpirtin e iniciativës. Gjate muajit shkurt deri ne prill do shprehni te gjitha idetë dhe pas verës do përparoni me tepër ne çdo fushe. Nëse keni një lidhje dhe doni te emocionoheni me shume, duhet te bëni diçka ndryshe. Mundohuni qe te largoni edhe dyshimet për partnerin sepse ato nuk do ju lënë te shijoni asgjë. Për ju beqaret nuk do jete viti me i mire. Do keni takime, por duhet te bëni kujdes. Me financat duhet te jeni sa me vigjilente qe te mundeni. Mundohuni te mos shpenzoni pafundësisht, por te hiqni edhe disa para mënjanë. Priten edhe surpriza këtë vit. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Edhe ndonjë shqetësim te vogël do e kaloni shpejt. Pas verës do rifitoni energjitë e humbura. Ne pune do arrini te lidhni kontakte te reja dhe do futeni ne një tjetër cikël akoma me te rëndësishëm.