Categories
Kosova

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhje do të duhej, me një listë të përbashkët?

Shqiptarët, vetëm të unifikuar duke garuar me një listë të vetme për Parlamentin e Serbisë, do të mundë të maksimalizojn votën.

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, dhe gjithë shqiptarët që jan në Vojvodinë dhe Serbi, duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në këtë legjislaturë të Serbisë. Subjektet politike shqiptare duke garuar me një listë të vetme, do të jen një zë i përbashkët në këtë Parlament, do përfaqësohemi edhe Ekzekutiv eventualisht.

Shqiptarët, jo vetëm në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë, për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërdan votat dhe kjo çështje do të duhej të marrë fundë, duke ndryshuar dhe gjithë të bëjn përpjekje që të arrihet në këto zgjedhje për këtë fund viti, do të duhej të garohet me një listë unike të shqiptarëve në Serbi.

Ka disa legjislatura të Parlamentit të Serbisë, ku përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament, prandaj është më se i domosdoshëm përmesë një liste të vetme të dalim e garojm në këto zgjedhje të parakohshme.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë do t’na siguronte të fitohen 5, apo 6 ulëse në Parlamentin e Serbisë, kështu është i vetmi instrumenti në demokraci, që mbetët të arrihet, nëse veprohet në kohë si të unifikuar.

Shqiptarët, jo vetëm në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë,do të përfaqësohemi, dhe vetëm kështu do të marrim ulëse në Parlament, pa u humbur votat. Kjo na ndihmon se do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe për diskriminimin që po vazhdon përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, për Simbolin Kombëtarë, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror.

E vetmja është mundësi, që me një listë të garimit për parlamentin e Serbisë, të përfaqësohemi, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikuar në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ.

Rajoni i Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, jan Rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Shkruar, nga Refik HASANI

05.11.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *