Categories
Jetë

12 vjetori i pavarsis së Kosovës pa nënën time Gjylashahe Mete Llumnica

DHOMA NR.305 – ishte dhoma ku kishte qëndruar nëna ime ato ditë, hapa derën dhe aty te krevati i saj desha të vendosja disa lule të freskëta, por sigurisht që nuk mundja, dhoma ishte

12 VJETORI I PAVARESIS SE KOSOVES PA NENEN TIME GJYLASHAHE METE LLUMNICA

12 VJETORI I PAVARESIS SE KOSOVES PA NENEN TIME GJYLASHAHE METE LLUMNICA
3 JAVE ME PARE NENA IME KA PASUR VJELLJE ME GJAK, LODHJE, PLOGESHTI FILLIMISHT E PATA DERGU NE SPITALIN RAJONAL TE PEJES ME DATEN 14.05.2019

Por pa sukses, motra ime Mejreme Maloku posedonte kartelen e dhurimit të gjakut dhe për marrjen e gjakut nuk paraqiste problem fare. Motrat e spitalit dhe doktorresha nuk kursente asgjë për nënën time. Lidhur me dhurimin e gjakut.
Por gjithësesi nuk arritën të ja ndalin gjakederdhjen. Profesionalizmi i tyre dështoj, e pas kësaj e udhëzuan për Q.K.U.K. Prishtinë. Pasi e dërguan me ndihmën e parë u kunsultuan me specialistin Gastroenterologjik dhe e pranojnë menjëherë për evaluim dhe trajtim të menjëhershëm Anamneza vitale.Mjekët dr. Fejze Sh. Hoti dhe dr. Skender Telaku ishin ata të cilët ja ndalën gjakederdhjen falë profesionalizmit dhe humanitetit moral dhe njerzor, të cilëve u ngelem borxh tër jetën duke gëzuar respektin tim dhe të familjes time!
Pas 5 ditëve nëna ime kishtë dëshirë të shkonte në shtëpi për disa ditë. Në datën 24.05.2019 në orët e hershme të mëngjesit e ridërguam sërish në spitalin Rajonal të Pejes, aty pranohet me diagnozën e pranimit k 92/H6 (Melena.) Nën kujdesin intensiv emergjent, si pasojë e gjakëderdhjes së sërishme. Në spitalin e Pejës kemi kontaktuar me dr. Skender Telaku, e ai me ka thânë sille sërish aty ku ka qënë tek ne, në Q.K.U.K.  Prishtinë.
Mirpo nëna ime ndërkohë e kishte marë terapin, oksigjenin infuzionin e një qese gjaku. Ajo tashmë po na thoshte lamtumirë … ndërroj jetë në orën 19 e 30 minuta 24.05.2019 në moshën 96 vjeçare. Në shenjë përkujtimi tash prej 9 muajësh nëna ime mungon në mesin tonë.

Kështu vendosa  me këtë rast ta vizitoj vendin e trajtimit, aty ku nëna ndjesë pastë e ka ndi veten mâ së miri, tek Spitali  Q.K.U.K.  Prishtinë Klinika e Gastroenterologjisë, për të falenderuar krejt stafin aty, e fillimisht më datën 11.02.2020 takohem me kryeinfermieren Shukrane Zhupi, duke e falenderuar nga zemra  për gjithçka që ka bërë për nënën time, ishte ora 9 e mëngjesit, e znj. Shukrane pasi më ngushëlloj, për nënën, më shoqëroj tek drejtori i Spitalit Dr. Zaim Gashi, i cili përkundër ngarkesës puneve të medha që e prisnin në çdo moment, më ftoi në zyrë dhe pasi mora edhe prej tij ngushëllime të sinqerta për nënën time, ai mundi të gjentë kohë duke më informuar edhe me historikun e shkurtër të këtij spitali.
Në këtë klinike punohet prej vitit 1974 në fillim si klinik internistike, e mandej nga viti 2013 si klinikë më vete e pavarur, aty gjithashtu ndodhet edhe Reparti i Hepatoligjisë, klinika Gastro-intensinale ku trajtohen semundje te ndryshme, si edhe kabineti Endoskopik. Drejtor Dr. Zaim Gashi sqaroi se në këtë klinike punojnë 11 mjekë dhe 23 infermiere.

Ky është stafi në Kliniken e Gastroenterologjis me Hepatologji, ku puna, sakrifica e tyre është e pashembullt e ndoshta e pakrahasueshme nder profesione të tjera … ato shpëtojnë jetë, dhe jeta  është gjëja më e vyer  tek njeriu – Profesioni i mjekut është një shkencë, art i tillë që e realizojnë vetëm duar-artet.
Kështu tash s’më ngelet gjë tjetër, veçse të falenderoj edhe njëherë përzëmërsisht kryeinfermieren e Klinikës Shukrane Zhubi, si edhe krejt stafin aty:

·        Feime Ahmeti·        Nexhmije Xhemajli·        Remzije Aliu·        Taibe Basha·        Nazmije Zena·        Nalan Aliu·        Emine Neziri·        Servete Qerkezi·        Valbona Zeka·        Florije Konjuhi·        Lirije Koca·        Fitnete Hajdari

·        Valentina Deman·        Anita Hajdini·        Drita Mustafa·        Armend Bajrami·        Kismete Kurti·        Blerta Kryeziu·        Aferdita Abazi·        Kimete Ramadani·        Vjosa Basha·        Vlora Beka

DHOMA NR.305 – ishte dhoma ku kishte qëndruar nëna ime ato ditë,  hapa derën dhe aty te krevati i saj desha të vendosja disa lule të freskëta, por sigurisht që nuk mundja, dhoma ishte e mbushur me plotë pacientë, që kishin nevojë për kurimin e shëndetit të tyre, kësisoj padashje do i shqetësoja – Ju kërkova ndjesë duke ju uruar shërim të shpejtë,  si edhe 12 vjetorin e Shtetit Kosove, mbylla derën dhe u largova me qetësi.

Sa fort dëshiroja ta festoja afër nënës sime, por ajo më mungon  në çdo çast sepse nuk âshtë më në mesin tonë, por në shënje respekti, mirënjohje, falenderimi dua të dhuroj një pikturën time para datës 8 Mars 2020.
Piktura paraqet zemrën e thyer, dukje u përpjekur të përciell një Mesazh për të gjithë fëmijët, bijtë që për fatin e keq kanë humbur Nënat e tyre me gjithë përpjekjet e mëdha të kryera prej mjekëve të kësaj klinike … Madje kam pasur fatin ti shoh vetë lotët e dy mjekëve të pikëlluar, duke ndarë dhembjen me familjaret e pacientëve – Kështu dhimbja ime dhe mendoj e shumë të tjerëve pakësohet duke parë një veprim të tillë njerëzor e fisnikëror, prej mjekeve të tillë si Dr. Skender Telaku
Z. Isa MALOKU – publicist, jurist, veprimtar, Kordinator i Portalit Kombëtar “Limit.al” për komunën e Istogut në Rajonin e Pejës të Kosovës, do të jesh i Ftuar në: “Takimi i Tiranes” i 28 marsit 2020.
Kështu më thirri në telefon drejtori i Gazetës z. Ramiz Lushaj,  të cilit i tregova se ndodhem në Prishtinë pikërisht në klinikën ku ishte shtruar nëna ime dikur … E ai më njoftoj se stafi i kësaj klinike do të nderohet nga gazeta, me mirenjohje.
Kam shumë rrëfime dhe kujtime të hidhura në vitin 1994 në atë kohë, munda të themeloja edhe teaterin me insijativen time: TEATERIN ISMAJL QEMAJLI në fshatin Saradran, Komuna Istog – Ku u zgjodha edhe Kryetar i Unionit të Pavarur  i nxënesve të Vitit të III – të, lidhjet e mia ishin edhe më herët prej vitit 1992-1993, kur isha edhe Antar i Teatrit Amator së bashku me z. Ndrek Luca në Pejë, me z. Agim Desku, Rudina Zhara, etj.
Por ky teatër kishte rënë në sy për keq edhe i pushtetit serb të asaj kohe dhe ishte i ndaluar aktiviteti i këtij teatri, ndaj unë propozova që ky aktivitet të vazhdonte në fshatin Saradran Komuna Istog sepse aty do kishim edhe mbështetjen dhe perkrahjen e artistit Januz Berisha, Riza Berishës arsimtar si dhe të Sejdi Shoshi drejtor i kësaj qendre, ndërsa Regjisori Idriz Çelaj morri përsipër regjinë të përgatiste dramën për Heroin Kombetar Jusuf Gervalla. E cila në fakt u realizua brenda 35 ditëve.
Unë Isa Maloku dhe dëshmori Mentor Dervishaj ishim shokë të bankave të shkollës së mesme por edhe në rrole të ndryshme të akuzuarish si të burgosur politik të kohës, në këtë drame u familjarizova me Mentorin, ai vinte çdo javë në shtëpine time ku nëna Gjylasha na qitëte flija ashtu siç donte ajo vetë.Mentori i tregonte nënes sime se jemi bërë aktorë çka jemi duke punuar, e nënës sime i buzëqeshte fort fytyra, por edhe më fort mua dhe Mentorit të gjitha këto aktivitete i bëja për nënën time sepse ajo endërronte e dëshironte shumë qeq uneq njeq diteq teq bëhesha aktor.
Në vitin1994 vëllau im Beqiri burgoset nën akuzën armëmbajtje pa leje nga avtoritetet sërbe, të cilin e rrahin dhe e keqtrajtojnë në mënyrë çnjerzore, edhe pasi ai kishte pranuar posedimin e armës rrahjet nuk ishin ndalur. Në vitin 1995 mbarova shkollën e mesme dhe Nëna më propozoj të studioja për drejtësi, sepse thoshte për shiptarët kurre nuk pati drejtesi.
Pasi morra lajmin e hidhur për rënien dëshmor të shokut të klasës Mentor Dervishaj në korrik 1998 unë së bashku me bashkëvendasit Imer Gashi, Xhafer Kabashi, Afrim Osmanaj, Besnik Osmanaj, Shkëlzen Tafilaj dhe djalin e motrës sime Adem Syl Slivova, i cili sot ka probleme psikologjike nga ai rrugëtim në shenjë revolte për ta vazhduar misionin e filluar nga Mentori …
Në grupin tonë u bënë 84 burra prej të gjitha fshatrave përrreth për të marë rrugën për në Shqiperi, kalimi në këtë udhë për njeriun ishtë vetevrasje, në grupin tonë printe Heroi Kombetar Emrush Çeta Hamdi Çeta, Bajram Mehmetaj tani âshtë gjallë dhe Gani Shala nga Ruhoti i plagosur rëndë dhe i burgosur në kufirin shqiptaro-shqiptar.  Ndërkohë në Lagjen Llugat e Eperme fshati Saradran komuna Istog njerëzit aty duke parë lajmet në Televizionin Shqiptar disa persona të vrarë, dikujt i ështëe dukur i ngjashëm portreti im dhe i shokut Imer Gashi, një bashkëvendase gabimisht kishte lajmëruar Nënën time  e cila bashke me të ndjerën Have Gashin për 12 netë e ditë nuk kishin mundur të flinin për asnjë çast- pas këtij lajmi ogurzi .. Nuk e harroj kurre zjarrin në gji, stresin dhe ankthin të paparë gjate atij rrugëtimi të stërmundishëm.
Lufta e fundit e Ushtris Çlirimtare po realizonte vrullin më të madh për mbijetese, në Janar 1999 mbusha formularin e ushtarakut për të dytën herë dhe ja pata dorzuar Xhafer Kabashit së bashku me dhjetra të tjerë. Përmes shokut të gjeneratës Gzim Elshani nga Ozdrimi i Pejes mora kontakt me komandantin dhe veprimtarin Agim Elshanin, për të kryer kështu rrugëtimin e radhës dhe vendosa që të mos i tregoj nënë s sime, por ky plan dështoj për shkak se bashkëvendasit e mi të lagjes me angazhuan Roje i armatosur në mbrojtje të popullsise civile së bashku me Naser Mustafaj, Isuf Mustafen, Muharrem Gashi, Ali Gashi, Xhafer Maloku, Rifat Maloku, Shaban Maloku, Ismet Maloku, etj.
Lufta kishte filluar të intensifikohej mijra të zhvendosur nga flaka e luftës ju afruan Lagjes sime për shkak se ky lokacion ishte Tunel i sigurtë për të dalë në Mal të Zi nga buz Drinit të Bardhë, nëna ime së bashku me qindra gra të tjera kshin vendosur t’ju delnin në ndihmë familjarëve të zhvendosur nga lufta, së bashku me Have Gashin, Emine Gashin, Ganimete Kabashi, Venera Osmanaj, Hyke Osmanaj, Faze Gashin, Fatmush Maloku, Antigona Maloku, Have Slivova, etj.
Një tjetër moment shumë i veçant më kujtohet si tani:Më datën 8 maj ora 7 e mëngjesit 1999 ushtria çlirimtare i kishte lëshuar pozicionet për shkak të mungesës së munucionit, brigada 133 dhe luftes së pabarabartë, Nëna më kishte këshilluar që mos ta humbim durimin, në dhomen time së bashku me gruan dhe dy vajzae e mitura kasha një të zhvendosur, vajzat e vogla i ndihmonin nënës sime për çdo gjë, për kafet e mengjesit, shporet e druve, etj.

Fshati Saradran Komuna Istog garanatohej në ato momente dy vajzave të mitura filluan t’ju rrjedhin lotët, Ushtaret tanë i kemi në mbrojtje, Lufta mbaroj … e mandej unë së bashku me shumë të rinjë të asaj kohe në ndërtimin e vendit në 52 fshatera të komunes së Istogut si zyrtar i kryqit tes kuq Austriak në bashkëpunim me Shefqet Gjocaj, Ylle Buleshkaj, Ukshin Balaj, Fatmir Avdiaj, Artan Shateri, i cili i kishte thënë     drejtoreshes Andrrea Visingen se shtëpitë tona të rinovohen të fundit, sepse  së pari i gëzohej lirisë së Kosoves Martire!
Babai im Shaqir Beqir Maloku Ka qënë pjesëmarrës i Luftës Nacional Çlirimtare dhe e ka gëzuar antarësinë “Shoqata e Lidhjes së Luftetareve” në Istog, por pasi në familjen tonë ka pasur të dënuar politik për Bashkim Kombëtar si psh. Rame Bislim Maloku agja jonë, në organet e ish-shtetit Jugosllav e kemi pasur të pa mundur të punësoheshim, në vitin 2002 nga kureshtja për tregimet e familjes sime vizitova burgun, tashmë pas aplikimit u punësova në shërbimin Korrektues të Kosovës, për tu shërbyer të dënuarëve në mënyrën më njerzore të mundshme.
Tani e kemi shtetin tonë, dëshmorët, martirët, betejat e përgjakshme, përmes përkujtimit të tyre mos të harrojme vuajtjet e NENAVE tona!

Nga Isa Maloku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *