Kalaja e Libohovës ngrihet mbi një plan shkëmbor nëlindje të qytetit të Libohovë me një planimetri thuajse katërkëndëshe 70 x 80 m.
Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër solli të dhëna për këtë vendndodhje e cila ka marrë vëmendjen e historianëve dhe studiuesve dhe tashmë mund të vizitohet edhe nga publiku.
Kalaja e Libohovës përforcohet nga katër kulla poligonale në qoshet dhe me nje bastion në formë të rregullt gjeometrik ngjitur me njerën prej kullave në njërën nga qoshet. Fortifikimi është e pajisur me tre hyrje. Ajo ruan në të gjitha karakteristikat e ndërtimeve tipike të Ali Pashës.
Kalaja ka pasur rolin e një pallati të mbrojtur, e ndërtuar për motrën e Ali Pashes, Shanishanë. Brenda kalasë identifikohen ende rrënojat e sarajeve të motrës së Ali Pashës.
Sipas prof. Karaiskaj, saraji dhe kalaja janë të së njëjtës kohë, dhe në fakt nga Pouqueville ajo përmendet vetëm si saraj e jo si kala ,duke mbartur kështu karakteristika të një saraji të dikujt të rëndësishëm siç ishte familja e Bejlerëve të Libohovës, pjesë e së cilës ishte dhe motra e Ali Pashës, Shanishaja.
Nga libri “Tepedelenli Ali Paşa 1744-1822 “ me autor stërnipin e Shanishasë, Ahmed Müfid Bej Libohovën, ai e quan sarajin, sarajet e Bejlerëve dhe përmend faktin që në të ka kaluar natën vetë Aliu si i ftuar te Bejlerët e Libohovës apo vetë Bajroni në udhëtimin e tij drejt Tepelenës ( kujtojmë që në këtë kohë Gjirokastra nuk kishte rënë akoma).
E sigurtë është, sipas specialistëve, që ky ndërtim i përket fundit të shek. 18 ose fillimit të 19 dhe është para marjes së Gjirokastrës nga Aliu ( 1808 ) apo dhe para ndërtimit te kalasë së “Shën Triadhës” përballë me Gjirokastrën.
Sarajet
Nga sarajet madhështore kanë ngelur gjurmët e themeleve dhe disa galeri në pjesën perëndimore, dikur pjesë e sarajeve. Gjatë rilevimit u evidentua një element dekorativ pjesë e muraturës së një këmbe qemeri brenda në kullën Nr. 3 e cila duket që është rindërtuar. Sarajet kanë qenë me 3 – 4 kate dhe zhvilloheshin në gjithë gjeresinë lindje-perëndim të kalasë.
Struktura murale e kalasë përbehet nga dy parete prej guri gëlqeror midis të cilave është hedhur mbushje me gurë e llaç.
Faqja e brëndshme e muraturës është ndërtuar në një menyrë të çrregullt, në këtë anë mund të dallohen edhe sot fare qartë gjurmët e brezit të trarëve prej druri që përbehen prej trarësh transversal me seksion 8 cm dhe dërrasas horizontale me dimension 4×10 cm të vendosur pothuajse në buzën e jashtme dhe mbulohen me një rrip të ngushtë horizontal prej gurësh./ATSH
11 replies on “Fakte interesante historike për Kalanë e Libohovës”
Thank you for sharing with us, I believe this website genuinely stands out : D.
i5gb2j
hey there and thanks in your info – I have definitely picked up something new from right here. I did however expertise some technical points using this web site, as I experienced to reload the web site a lot of occasions prior to I could get it to load properly. I have been brooding about if your hosting is OK? Not that I’m complaining, but slow loading circumstances occasions will often impact your placement in google and can harm your high-quality rating if advertising and ***********|advertising|advertising|advertising and *********** with Adwords. Well I’m including this RSS to my email and can look out for much more of your respective interesting content. Ensure that you replace this once more very soon..
Great paintings! This is the type of information that should be shared around the internet. Disgrace on Google for not positioning this publish higher! Come on over and seek advice from my site . Thanks =)
I’ve been browsing online more than 3 hours today, yet I never found any interesting article like yours. It’s pretty worth enough for me. Personally, if all webmasters and bloggers made good content as you did, the web will be a lot more useful than ever before.
qr599h
2e740a
s6k8lt
39nxp4
9mhch0
I have been absent for a while, but now I remember why I used to love this web site. Thanks, I will try and check back more frequently. How frequently you update your website?