Categories
Lajme

Gara e adrenalinës dhe aventurës, mbyllet Rally Albania

Kanë kaluar 15 vjet që nga starti i eventit më spektakolar, plot adrenalinë, aventurë dhe njëkohësisht më të rrezikshëm të garave automobilistike e motoçiklistike, Rally Albania. Për 15 vjet në ‘tokën e Shqiponjave’ kanë ardhur me qindra pilotë nga shumë vende të botës që kanë parë e shijuar panoramën e jashtëzakonshme të natyrës shqiptare.

Edicioni i 2019 nuk ka bërë aspak përjashtim teksa garuesit, një pjesë e të cilëve vinin me kuriozitetin e herës së parë në garën më të njohur të aventurës në Shqipëri, kanë përshkuar 80% të territorit shqiptar për të cilët ishte një argëtim i vërtetë. Për një javë pilotët përshkuan kilometra të tëra në terrene të vështira në një kompeticion që nisi nga Tirana për të vijuar në Tropojë, Voskopojë dhe në bregdetin e Himarës, për t’u kthyer sërish në kryeqytet për të ulur siparin e kësaj gare që kërkon edhe kurajon për të marrë përsipër rrezikun.

Impresionet e pjesëmarrësve gjatë këtij evenimenti kanë qenë mjaft pozitive dhe dëshira e tyre për t’u kthyer për të përjetuar emocione të reja, teksa në pasditen e 15 qershorit u përfshinë në festën e madhe për  të ceremonisë së kurorëzimit të fituesve e këtij edicioni.

Padyshim që në këtë edicion spikati i zakonshmi Renti Sina që triumfoi në kategorinë e makinave, ndërkohë që në disiplinat e tjera ishin pilotë të huaj ata që pushtuan Rally Albania-n në fund të të cilit e lëshuan vetën në entuziazmin e madh të fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *