Pas fitimit të kampionatit ekipi i Ferronikelit ka arkëtuar një tjetër trofe. Ekipi nga Drenasi është fitues i Kupës së Kosovës, pasi mposhti në finale Trepçën me rezultatin e thellë 5-1.
Kampionët në fuqi të Kosovës kanë dominuar ndeshjen që nga fillimi i takimit duke shënuar dy herë me Fazliun dhe Hotin, pasi kishin kaluar vetëm 27 minuta lojë.
Në minutën e 66-të e ndeshjes Albutrint Morina shënoi për 3-0. Pesë minuta më vonë Kastriot Rexha realizoi golin e nokautit për ‘Minatorët’ për 4-0. Muja shënoi për statistikë nga radhët e Trepçës në minutën e 73-të. Në fund të ndeshjes, sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha realizoi golin e dytë personal në këtë takim duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.
Nga ana tjetër pas triumfit të Ferronikelit në Kupë që i hoqi mundësinë Trepçës për t’u kualifikuar në garat e Europës do të jetë përsëri Prishtina që kualifikiohet pasi u rendit e dyta në kampionat.