Categories
Lajme

Shqipëria më poshtë në FIFA, humb 4 vende. Në krye, Belgjika

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 4 pozicione në renditjen e re të FIFA-s, një rënie e cila i faturohet më së shumti disfatës në transfertën e Reikjavikut ndaj Islandës. Kuqezinjtë janë tashmë të 66 në hierarkinë botërore, 4 vende më poshtë se klasifikimi paraardhës.

Disfata minimale ndaj nordikëve në eliminatoret e Europianit 2020, u pasua nga një sukses i merituar ndaj Moldavisë. Por  koeficienti i kundërshtarit është krejt i ndryshëm dhe për këtë, në llogaritë e fundit, Shqipëria vuan regresin.

Një ngjitje e merituar ndërkohë për përfaqësuesen e Kosovës me plot 6 pozicione. Ekipi i trajnerit Shaland që impresionoi me suksesin dramatik në sekondat e fundit në Sofje ndaj bullgarisë, tani është i 121 në planet.

Renditja  e re e FIFA-s kryesohet nga Belgjika. Përfaqësuesja europiane mban pas krahëve edhe Francën kampione të botës ndërsa në vendin e tretë në shkallën më të ulët të podiumit, është Brazili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *