Categories
Shëndeti

4 bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë. Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Përfitimet Që Merrni Duke Ngrënë 4 Bajame Në Ditë

Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.

Zemër E Fortë

Antioksidantët, flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë. Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.

Kolesterol i Ulët

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje e Mprehtë

Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Kockat Dhe Dhëmbët

Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Mbipesha

Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt. Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore. Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat Në Gjak

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve. Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *