Talenti shqiptar, Armand Broja bëri realitet ëndrrën e tij, duke debutuar me ekipin e parë të Çelsit në Premier Ligë. Forma e shkëlqyer me ekipin e moshave dhe golat e shumta, bindën trajnerin Lampard, që t’i jepte një shans me ekipin e parë.
Momenti që Broja do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës ka ardhur në minutën e 86, kur trajneri i bluve të Londrës vendosi ta hedhë talentin e kombëtares sonë në fushë në vend të Oliver Zhiru. Nuk munguan brohorimat për talentin shqiptar, në këtë debutim historik për të.