Categories
Kuriozitete

4 traditat e Vitit të Ri që i kanë vetëm shqiptarët!

Viti i Ri për shqiptarët. Por ne kemi edhe disa tradita që na dallojnë nga kulturat e tjera. Aromë bakllavaje, gjeli i detit, dollia e fatit por edhe…

1. Pastrimi i shtëpisë cep më cep

Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot. Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.

2. Mish, mish, mish

Ka gjel deti në tryezë por mishit nuk i shmangeni dot. Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.

3. Lufta e fishekzjarreve

Nga dritarja, ballkoni, oborri i shtëpisë, fishekzjarret nuk mungojnë. Duhet gjithmonë fishekzjarri pak më i madh se i fqinjit. “Luftë” me pak fjalë.

4. Leku në byrek ose bakllava

Leku nuk duhet të mungojë sepse ikën fati. Po nëse nuk ka bie leku çfarë të bëjmë? Shohim vitin tjetër./K.C/dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *