Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Christian Panucci vazhdon mbikëqyrjen dhe zbulimin e elementëve të rinj, që mund të jenë një opsion për skuadrën në Kualifikueset e ardhshme të Europianit.
Së fundmi, emri më i përfolur është ai i argjentinasit Tomas Guidara. Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili është me prejardhje shqiptare, aktivizohet në kampionatin e Argjentinës me Belgranon, në krahun e djathtë.
Edhe më parë, vet Panucci e ka konfirmuar interesin e tij për këtë lojtar, por duket se tashmë ka ardhur momenti për lëvizje konkrete.