Categories
Lajme

Rikthejnë llotot, policia ndalon dy persona

Megjithëse lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën me një ligj të posaçëm ka nga ata që vijojnë të ushtrojnë këtë aktivitet në kushtet e paligjshmërisë.

Megjithëse lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën me një ligj të posaçëm ka nga ata që vijojnë të ushtrojnë këtë aktivitet në kushtet e paligjshmërisë.

Në kuadër të kontrolleve të shumta policia e Tiranës ka proceduar dy persona që ushtron aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Konstatohen 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht:

– A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.

– I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *