Nga Shefqet Dobra
Në prill të vitit 1979 në repartin tonë në Bestrovë të Vlorës erdhën ushtarë të rinj. Këto ishin reparte pune, mobilizonin kryesisht djem të familjeve që quheshin “me biografi të keqe” ose “armiq të pushtetit popullor”; kështu na kishte ndarë “politika e së drejtës” së fituar. Ky emër urryes, trashëgohej brezi pas brezi në këto familje. Në këto repartee pak ushtarë ishin të quajtur “me biografi të mirë”, ata ishin për të komanduar, jo për të punuar.
I
Nexhip Demiri u bë shok me një djalë nga Elbsani që quhej Kujtim, punonte në kompanin tjetër. Të dy kompanitë kishin një oborr të përbashkët, hanim në një mencë. Kujtimi ishte komandant toge në kompaninë e tij, nuk punonte qilizmë si tjerët, kurse Nexhipi nuk i përkiste kategorisë tij, punonte qilizmë. Nexhipi që e njihte mirë ç’ishte biografia mundohej t’i shmangej, por Kujtimi sapo vinte nga puna do takohej patjetër me Nexhipin. Shoqëria e tyre Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë forcohej shoqëria e tyre. Kujtimi ishte më i vogël nga Nexhipi. Një ditë Kujtimi i tha Nexhipit:
– Çfarë ke, pse më shmangesh?- Shiko Kujtim, sa të na ndajnë dhe të na hapet edhe ndonjë telash… më tepër për ty ekam… mos rri me mua!- Pse…? Pse do na ndajnë, shoqërinë secili e zgjedh vetë!- Jo, jo! Nuk është tamam kështu, janë ca rregulla që edhe shoqërinë… nuk mund tazgjedhim vetë… dikush tjetër mund të na e prishë, mund të kemi edhe pasoja. Kujtimi po e shikonte, kushedi si e mendoi.Nexhipi e kuptoi që ia vrau zemrën dhe i tha:- Unë jam me biografi të keqe, mund të të heqin vërejtje, mund… si dihet… më mirë… përty e kam se për mua….- Ehu… mos e çaj kokën për këtë! Vetë na kanë bashkuar në një vend.
II
Vitin e dytë, Kujtimi i tha Nexhipit:- A bëhemi byrazerë?Të pinin gjak. Nexhipi i tha:- Mjafton shoqëria që kemi, njësoi është.Po Kujtimi nguli këmbë. Më në fund ranë dakord:- Por me një konditë, – i tha Nexhipi, – sa ta jemi këtu, mos ta dijë njeri.Kujtimi kishte edhe një shok tjetër, Shefit Hajrullain, atij i thanë t’u shponte gishtat. Të dielën vendosën ta bënin fakt të kryer byrazerllëkun. Atë ditë, Kujtimi mori leje për Nexhipin dhe Shefitin, shkuan në Llakatund, blenë ca kuleç dhe tri birra, dolën në ullishte dhe u ulën në bar të njomë. Shefiti mbushi një gotë përgjysmë me ujë dhe nxori gjilpërën që mbanin ushtarët të ngulur në palën e kapeles. Kur u bënë gati t’u shponte gishtat, u tha:- Para se t’u shpoj gishtat, do më dëgjoni pak!Ata vështruan nga ai:- Të bësh një vëlla është përgjegjësi e madhe, duhet të mendoheni mirë para se t’u shpojgishtat! Jeta pas ushtrisë është krejt ndryshe nga këtu; mes jush është edhe biografia, ajo ka ndarë burrin nga gruaja, djalin nga prindit. Nëse vendosni sot, nuk duhet ta harroni vëllazërinë sido t’i ndodhë njërit a tjetri. Si thoni?- E di si po më dukesh, – i tha Kujtimi, – si priftërinjtë kur predikojnë, pastaj shtoi, – unë ekam emrin Kujtim që mos harroj atë që premtoj. Nexhipin po e bëj vëlla me dëshirë, sido që të ndodhë. E di ti që edhe nënat tona kanë qëlluar të kenë të njëjtin emër? – tha Kujtimi.- Në fakt, ju vetëm biografia u ndan, ata që nuk u njohin për vëllezër prej vërteti do t’umarrin, – tha Shefiti.- E di ça, – tha Kujtimi, – meqë po na shpon gishtat, bëhemi të tre byrazerë, se zakonisht,kështu bëhen. Nuk mundem,- E kam bërë një byrazer para shumë vitesh, – tha Shefiti dhe u shpoi gishtate vegjël të dorës majtë. Pse të dorës së majtë e jo të djathën?- pyeti Kujtimi- Se edhe zemrat i keni në të majtë, ta doni me zemër njëri-tjetrin, – u tha duke qeshur.- Thashë unë që më dukesh si prift, – tha prapë.Pasi shtypi gishtat sipër gotës, gjaku kullonte pikë-pikë brenda në ujë, e tundi mirë sa u skuq uji; gjysmën ia derdhi njërit në gojë, gjysmën tjetrit: “Qofshi vëllezër të pandarë! Tani përqafohuni!” – u tha.Gostinë e bënë me birra dhe kuleçë gjashtëlekësh, që blenë.
III
Ibrahim Demiri nga Shalci i Elbasanit kishte një djalë e një vajzë: Hajrijen dhe Beqirin më të vogël. Martoi Hajrijen dhe sapo Beqiri u kthye nga ushtria, në moshën 23 vjeç, e fejoi me vajzën e Qerim Hidrit nga Cerriku, me Sabirenë. Qerimi, i tha krushkut:- Do të bëj dasmë të madhe se e kam gocë të vetme, do të bie shumë krushq edhe te ti.- Edhe unë e kam djalë të vetëm, bjer sa të duash, do bëjmë dasmë, të kërcejë qeni kallajxhiut! – tha.Sabireja ishte pak ezmere, shumë e bukur, respektonte shumë vjehërrin e vjehrrën.“Bekuar qofshin krushqit e mi për gocën që kanë rritur”,– thoshte vjehërri. Një ditë kur djali e nusja do të shkonin te prindërit e nuses, dy prindërit e Beqirit e përcollën deri larg, kishin qejf kur i shikonin të dy çift duke ecur. Para se të ndaheshin, Ibrahimi, tha:- Plakë, kam bërë mik të fismë, por edhe fëmijët tanë, tha duke shikuar djalin e nusen,kanw qëlluar; me porosi t’i kishim bërë ne krushqit, nuk do kishin dalë që të ishn kështu të pashëm dhe barabar të gjatë.Sabireja nuk vonoi t’u dhuronte një djalë; gëzimi i vjehërrit nuk kishte kufi. “Nusja, -thoshte, – do ma mbushë edhe njëherë shtëpinë me djem e vajza; të bëhemi përsëri shtëpi e madhe si kanë qenë të parët tanë, me shumë vëllezër e motra, do të bëhemi edhe me shumë miq.Gjyshi, megjithëse Sabireja parapëlqente emrin Flori, ia vuri emrin Nexhip; desh t’i vinte emrin e vëllait që ishte vrarë në luftë, por Sabireja e thërriste gjithmonë Flori: “Florini i mamit!”
IV
Kur Nexhipi nuk kishte bërë akoma gjashtë muaj, një ditë erdhën dy policë dhe nënkryetari i Këshillit te shtëpia e Ibrahimit:- Do të kontrollojmë shtëpinë!- Ç’a ka bërë vaki more burra? – pyeti Ibrahimi- Beqiri yt nuk ka ndenjur rehat, është arrestuar për agjitacion e propagandë kundërpartisë e pushtetit popullor!Ibrahimit iu tha goja, për disa çaste u duk sikur ngriu në vend, po i shikonte…- Nuk e bën djali im atë gjë, nuk mohon kontributin e tim vëllai ai! – mundi të thotë me gjysmë zëri.- Ashtu është, nuk po ta mohojmë kontributin, po Beqiri yt do ketë ngjarë nga dajat… seatje shkon ngahera.- Beqirin e kam rritur unë more burra, jo dajat, pastaj ju e dini që unë për ketë punë, nukshkoj me ata! Sidoqë i kam punët me të, nuk mund ta ndaloj plakën tw mos shkojë te njeëzit e saj bashkë me djalin. Sigurisht, do të jetë ndonjë gabim.- Do sqarohet në hetuesi çdo gjë! – i thanëBeqiri la nusen të re me djalin të vogël. Dy prindërve ua ngrinë buzëqeshjen. Dy pleqtëmbeten me nusen e re dhe djalin gjashtëmuajsh që mbeti pa baba. Pasi e burgosën Beqirin, u kërkuan prindërve të nuses të ndanin vajzën e tyre nga i shoqi. Sabireja nuk pranonte të ndahej, por trysnia kundrejt prindërve të sajë dhe mënyra si ia shpjegoi i ati, bëri që Sabireja të sakrifikonte veten për të ruajtur të atin dhe vëllezërit, por nuk pranoi të merrte djalin me vete. “Në këtë shtëpi, – tha, – kam ardhur pa djalë dhe do të iki pa djalë!- Është fëmija yt, nuk ka prind tjetër, ke të drejtë ta marrësh, ku do e lësh?- i tha i ati.- Më mirë ta rrisë gjyshja me gjyshin e vet! – tha.Kur ata ngulën këmbë, ajo u tha:- Baba, po më detyroni të ndahem, dhe unë këtë po bëj, kurse fëmija do rritet në shtëpinë etij. Nëse ngulni këmbë, unë rri këtu në shtëpinë e burrit tim të rris vetë djalin.- Po do të brejë dhimbja gjithë jetën moj bijë!Ata nuk e morën babën e fëmijës për t’më dhënë lumturi, kurse unë gjë tjetër nuk mundtë bëj, të paktën këta dy pleq, të ngushëllohen me nipin e vogël.- Si ke zemrën moj nusja jonë, ashtu ta pruftë mbarë Zoti kudo të jesh, – i tha vjehërri.- Prej nesh vetëm urata do të marrësh deri sa të kemi frymën, – i tha vjehërra.Kur panë se Sabireja nuk bindej, pranuan edhe ata. Ndarja e nuses nga vjehërri e vjehërra,qe shumë prekëse për të dy pleqtë, sa edhe Qerimi, babai i Sabires, nuk mundi të mos i kishte sytë me lot kur i shikonte si e përqafonin dhe e puthnin nusen e tyre.
V
Pas nja dy a tre muajsh, i ati i tha Sabires:- Si do të bëjmë moj bijë?Sabireja e vështroi nga i ati- E di që e ke të rëndë, edhe unë nuk e kisha të lehtë ndarjen tënde, akoma më duket sikur eshikoj krushkun e krushkën me lot në sy kur të përqafonin si vajzën e tyre atë ditë, por… kjo jetë është sprovë, njeriu mund të përballet me të mira e të këqija dhe duhet t’i përballojë. Eh, ky qe fati yt dhe joni, tani ti duhet të mendosh për vetën tënde, për të ardhmen tënde, jeta do vazhdojë, duhet të krijosh familje, t’i kthesh lumturinë vetes.
– Ia pashë hairin njëherë martesës, baba, nuk martohem më, ku i dihet, mbase e arrestojnëedhe atë, sa të ndahem prapë… Do plakem këtu, me ju! Nëse u rëndem, shkoj te djali im…- Ç’është ajo fjalë moj bijë? Për të mirën tënde e kemi. Je e re, fëmijët ta rikthejnëlumturinë….Eh, more baba, dhimbjen e ndjen vetëm ai që e vuan, jo ai që ta shkakton, – dhelotët i rrëshqitën, – nuk është se më vdiq burri, ma morën nga puna, më detyruan të ndahem, kam lënë një fëmijë, si mund të më kthehet lumturia mua?- Ç’të bëjmë moj bijë, edhe mua më digjet shpirti për nipin që nuk do i thërrasë goja“mama”, jemi të detyruar të durojmë. Do lindësh fëmijë tjerë… sidoqoftë… mbase… më mirë do ndjehesh…- Ti baba, shko takoje nipin, nuk të ndalon njeri, ata janë fisnikë, të presin e të respektojnënjësoj, kurse unë jo! Nuk mund të shkoj, jo se nuk më presin, jo, jo, po, si mund t’u dal para syve atyre, që më kanë dashuri si gocën e tyre.- E di, e di,- tha, – por edhe unë shumë të rëndë e kam. Eh, si e menduam e si na doli, ukatandisëm sa as për fëmijët tonë nuk mund të vendosim vetë! Nga na doli kjo dreq “biografi” që na ndau përsëgjalli me njëri-tjetrin! Nuk diti ky popull të kërkonte, a Zoti nuk e kuptoi!- Jo baba, jo! Zoti nuk u ka faj, atë që kërkuat, atë u dha. Për të vuajtur, e vuajmë ne tërinjtë!
VI
Një ditë Qerim Hidrin e thirren në zyrën e Këshillit Popullor. Kryetari i tha:- Ore Qerim, i tha kryetari, – pse nuk e marton Sabiren more, ça pret? Martoje ore martojegocën se atje e ka nderin femra, në shtëpinë e burri!- E di more shoku kryetar, e di, edhe ti për të mirën time e ke, po nuk do të martohet, ça t’ibëj…- Po, ça mendon ajo, mos pret që kur të lirohet i shoqi, dhe…. ëh?- Jo more kryetar, ç’është ajo fjalë, nuk bëhet më ajo punë, edhe të duam ne, nuk e pranojnë më ata gocën time, sikur kushedi!- Heu, or ti! Kaq shumë e paska dashur!… – Qerimi u ndje ngushtë, të tjerët që ishin në atë zyrë po dëgjonin. U përcuall njëherë, sikuriu tha fyti:- Epo, or Kryetar, burrë e kishte or ti, si të gjitha gratë, ashtu si gacat e tua. Po mos e desh,nuk do priste ta ndanim ne.- Nëse u ndodh gocave të mia ashtu, menjëherë sa t’i ndaja, do t’i martoja, donin a nukdonin ato, nuk do i lija të mbanin zi për armikun.- Të dënon ligji more shoku kryetar të martosh vajzën me zor! Ti duhet ta dish më mirë,apo jo?- Po, një arsye e ka ajo?- Të thashë që edhe nëse duam ne, nuk pranojnë ata, po edhe goca ime, sido që të bëhet,nuk shkon më atje. Nuk bëhen lojëra me këto punë.- Dëgjo këtu Qerim, marto gocën të them, se nuk dihet si rrokullisen punërat! Mos na thuajatëherë…. më kupton apo jo? Në më kupton, kur them ne, d.m.th edhe ti, nuk mund t’i lëmëfëmijët të mbajmë zi, i ndajmë nga një armik.- Hej bela, të rrish para mushkës të kafshon; t’i rrish mbrapa të gjuan me shqelm, si tëbëjë njeriu i shkretë? – tha Qerimi.- Marto gocën dhe as të gjuan as të kafshon mushka! Hajt ik tashti, bëj si të thamë!Duke ikur rrugës, Qerimi thoshte me vete: “Po unë e di që asnjwri nuk wshtw i sigurt, as ti që më krekosesh mua, nuk je aq i sigurt se kali që i ke hipur ndonjë ditë të rrëzon e të thyen qafën edhe ty, ashtu siç u ka ndodhur shumë e shumë tjerëve, që ku e ku ishin ata.
VII
Kur ia shpjegoi i ati, ça i thanë te zyra, Sabirea, tha:- Qenka e thënë që unë duhet të sakrifikoj veten, po pranoj.E fejoi në Labinot me djalin e Muharrem Selimt, Xhevitin. Këtij i kishte ndërruar jetë eshoqja para një viti. I ati desh të bënte dasmë, po Sabireja i tha:- Mos e ço në mendje të bësh dasëm përsëdyti!Atë ditë, kur do të martohej goca, shkuan tw gjithw ta urojnë, shkoi dhe kryetari. Kur e uroi i tha: – Qoftë me këmbë të mbarë e të trashëgohet vajza, po pse nuk na bëri një copë dasmëmore të kishin kërcyer të rinjtë pa ne pleqtë…- Epo një lëkurë ka dashi, or shoku kryetar, nuk bëhet dasmë sa herë t’i ndajmë e t’imartoj fëmijët.- Ëh, ashtu mendon ti ëh?!
VIII
Në familjen e re, Sabireja nuk kishte telashe biografie. Xheviti, i shoqi, ishte një djalë shumë i mirë, punonte financier; edhe Sabirenë e rregulloi me punë të rehatshme në kuzhinë të punëtorëve; priste biletat. Me gjithë të mirat që kishte atje, Sabireja nuk ndjente lumturi, nuk i qeshte buza, shpirti i saj lëngonte. Pas një viti lindi përsëri djalë, këtij ia vunë emrin Kujtim. –Këtu në familjen e re kishte gjithë të mirat, nuk i mungonte dashuria nga njerëzit e familjes, nuk kishte pse të ankohej, por kur shkonte te i ati, thoshte:- Këtyre ku jam tani, u jam shumë borxhlinj baba, sepse nuk mundem t’ua kthej dotmirësinë që më japin.- Ata, mos kujto se nuk e kuptojnë sikletin tënd, e dinë që shpirti yt është i plagosur, kelënë një fëmijë atje, po edhe ti mundohu të ndahesh nga e shkuara, shiko përpara, gëzoje jetën kështu si të erdhi, gëzoju djalit që linde, mos e dëmto veten, mundohu të paktën kur je me tët shoq.Kur i shërbente dhe përkëdhelte djalin, më shumë i shtohej dhimbja për djalin tjetër që rritej jetim me nënë e babë gjallë, kjo ia ligështonte shpirtin: “Ndoshta edhe kur të vdes, do të vdes me emrin e atij djali në gojë! Ah moj nënë, ndarja e dhunshme nga burri dhe djali, më shkatërruan! Mallkimi i Zotit rëntë mbi ata që ndajnë nënat prej fëmijëve! As gjë nuk mund të ma shërojë plagën që më shkaktuan. Edhe se më lëngon shpirti, qesh nga zori, jo se më qeshet”.Xheviti, i shoqi, duke parë që edhe lindja e djalit nuk ia ndryshoi gjendjen shpirtërore Sabires, një ditë, kur ishin vetëm të dy, duke e shikuar drejtë në sy të shoqen, i tha:- Sabire, ta kuptoj dhimbjen që ke, nëse të bren meraku për djalin që ke lënë atje, mëthuaj; shkojmë e bisedojmë me ata, besoj se do kuptohemi, mbase na e japin, edhe ai është djali yt, nuk do trajtohet ndryshe nga ky që linde këtu, mos ki merak!- Jo Xhevit, jo! Boll u është thyer zemra, djalin ua rrëmbyen, e burgosën, t’u rrëmbejmëedhe nipin, është njësoj sikur t’ua shkulësh zemrën nga kraharori, pse t’u shtojmë dhimbjen. Ty nuk ka pse të të vrasë ndërgjegjja, nuk je ti fajtor, ata që më ndanë, mos me ty, me një tjetër do më detyronin të martohem. Djali do të rritet në familjen e tij me ato kushte që i krijoi shteti.- Mirë, atëherë, a bëjmë një gjë tjetër: t’i paguajmë diçka muaj për muaj për fëmijën, sipunë pensioni nga ana jote, është e ligjshme, të paktën, deri sa të lirohet i ati. Nuk ka gjë të keqe.- Ata i bënë me biografi të “keqe” po, shpirtin e kanë qelibar, i njoh mirë unë, nuk dopranojnë kurrë lëmoshë nga një nënë që la fëmijën e iku, pavarësisht si e qysh qe puna. I ati, një ditë do kthehet te i biri. Ty të bënë fat për mua, do të dua e do të respektoj ashtu si më respekton ti dhe gjithë familja jote, je burri im, je babë i djalit tim. Kjo është familja ime tani e përgjithmonë, për këtë do mendoj, nëse nuk na ndajnë edhe ne. Nuk të them se nuk e kam mendjen te djali, zemra ime tani është ndarë mëdysh, se fatmirësisht, Zoti më dhe një djalë tjetër, po secili fëmijë ka vendin e vet në zemrën e nënës. Më mirë të jetoj me dhimbjen që më shkaktuan sa t’u vras shpirtin atyre dy pleqve. E dyta, unë u kam thënë atyre që kur të rritet djali, t’i thonë: “Mamaja ka ndërruar jetë”. Si mund t’i thonë tashti: “Jo, jo, nënën e ke gjallë!” Nuk bëhet më ajo gjë!- Pse u the kështu?- Sepse djali doa ta ketw më të lehtë kështu, nuk do vuaj me mendimin se e ëma e kabraktisur. Unë e kam më të vështirë se kam lënë një djalë, kurse ty nusja të ndërroi jetë, nuk ta morën me dhunë, si më morën mua, nuk më vjen keq edhe nëse ti shpreh dhimbje për tët’shoqe, ka qenë fati yt, por fati nuk deshi që ajo të lindte një fëmijë që mos ta harroje kurrë se, ka qenë fati yt. Unë do e rrisja me kënaqësi djali tënd, sikur po rris këtë që kemi bashkë.
IX
Erdhi edhe fundi i ushtrisë, u liruanë djemtë. Si ndodh gjithnjë, kur lirohen nga ushtria, jeta ka tjerë preokupime, por jo se kishte ndonjë ndryshim të madh: turmë me vegla në krah, ishin në ushtri, po ashtu ishin në kooperativë, veçse në mbrëmje nuk shkonin në kapanone, mblidheshin në familje. Pas dy vjetësh, një të diel, Shefiti ishte në Elbasan, po shikonte për Kujtimin, dëgjon që e thirri dikush, ktheu kokën, ishte një djalë me mustaqe të zeza, ishte Kujtimi. Pasi u përqafuan, shkuan u ulën në një kafe të bisedonin, të qitnin mallin, kishin dy vjet pa u takuar. Kurrë nuk do të njihja me këto mustaqe, po edhe paske ndryshuar, po mos më flisje, i tha, edhe se për ty po shikoja.- Të shkuakan mustqet! – i tha Shefiti.Kur e pyeti ku punon, Kujtimi tha se kishe filluar punë gjeometër, kishte bërë një kurs pasi ishte liruar. Duke pirë kafe e kujtuan edhe kohën e ushtrisë, e pyeti:- Ke qenë te Nexhipi, si është, po ai ka ardhur ai te ti?Kujtimi po mendohej.- Çfarë ke, si është puna? I ruani marrëdhëniet a jo?- e pyeti Shefiti- se nganjëherë kurlirohen…- Po, mor, si jo! – tha – i ruajmë, i ruajmë shumë, por…. tundte kokën.. ç’na ka shkaktuar aibyrazerllëk që bëmë…!- Çfarë, u doli gjë nga biografia?- e pyeti duke e shikuar.- Jo, more jo, ça biografie! Për këtë byrazerllëk desh më iku mamaja.- Pseee, ç’pati?- Eh! Është e çuditshme histora jonë. Kujt i shkonte… eh si është kjo jeta jonë lidhja jonë… ka qenë… interesante… është si punë përralle, takimi ynë, na shkaktoi njëgëzim, po si të them, ka qenë gëzim i dhimbshëm, sidomos për mamanë, desh më iku!.- Pse more? Si gëzim të dhimshëm… nuk kam dëgjuar kurrë, këtë lloj gëzimi- Sepse qe gëzim që desh më la mamaja përfare! Edhe tani më dridhet trupi kur e kujtojpor, fatmirësisht…
X
– Më bëre kurioz, ma shpjego, ma shpjego!- Kur u liruam, me qejf të madh, unë u thash prindërve kam bërë një byrazer në ushtri, edini sa djalë i mirë është moj mama, i thashë, i fola e i fola sa…- Po mirë more bir, nga është ky byrazeri yt? – më pyeti mamaja- Nga Lushnja, u thashë- Edhe nuk e ke prurë ta shikojmë? Byrazeri është njësoi si vëllai, keni përzjerë gjakun,edhe pse nuk u ka bërë një nënë, njësoi është, – më tha mamaja?Edhe babi më tha duke qeshur:- Bjere, bjere ta shikojmë a ke ditur të zgjedhësh.- Patjetër që do e bie u thashë. Edhe i shkrova sa herë, të vinte por nuk erdhi. Një të diel, etakova rastësisht siç të takova ty sot “Kam ardhur sot të dielën kastile të takohemi” – më tha. Të dy u kënaqëm shumë, pimë kafe dhe biseduam goxha. Pastaj i thashë:- Sa herë ke ardhur ke gjetur një sebep, nuk ke ardhur te shtëpia, më ke turpëruar meprindit. Po Nexhipi si Nexhipi, te biografia e kishte mendjen.- Nuk vij në shtëpi, hajde ti te unë.- Unë patjetër që do vij dhe bashkë me babin e mamanë, sapo të marrim lejen, po meqëu takuam sot, hajde, pse ma preve kështu, a jemi vëllezër?- Po, vëllezër jemi, po nuk dua t’u hap ndonjë telash edhe juve. Ja takohemi si sot, mjafton.- Sot do të vish në shtëpi se s’bënë, si t’u them prindërve? Ishte në Elbasan dhe nuk pranoibyrazeri të vinte! Ça vëllezër jeni ju?- do më thonë, kur nuk vjen te ne? E binda më në fund.
XI
Kur u futëm në shtëpi, nëna sa na pa u ngrit, na përqafoi të dyve, edhe babi sapo ishte kthyer në shtëpi, e përqafoi gjithashtu. Sa u gëzuan të dy more Shefit! Mamaja na shikonte e na përqafonte herë pas here, na pushtonte e na puthte të dyve sikur… Kur e puthi prapë Nexhipin, i tha: “Eh more birë i nënës, na gëzove që erdhe, më duket sikur puth jo byrazerin e djalit po, sikur puth djalin tim”. Pasi u qetësuam na bëri kafet, u ulëm të katër me filxhan në dorë, u krijua një atmosferë e gëzueshme si kurrë her tjetër. Kur mami e babi i dhuruan aq dashuri, unë ndjehesha jashtëzakonisht i lumtur. Mamaja nuk ia ndante sytë Nexhipit. Kapi filxhanin dhe i tha: “Mirë se erdhe djali i nënës, qenke flori, sikur u ka bërë një nënë, ngjakeni të dy. Nexhipi psherëtiu: ‘Eh moj mamaja e Kujtimit, – i tha – mamanë nuk e kam njohur, kam qenë shumë i vogël kur ka ndërruar jetë”. “Më ka thanë Kujtimi or bir, më ka thënë po, t’u ketë lënë uratën,- i tha, kështu është kjo jetë more bir, dikujt i vdes nëna, dikujt ia rrëmbejnë nënën!”Babi e shikoi:- Po paska lënë një flori nëna jote!- Faleminderit që doli një nënë të më thotë Flori, tha Nexhipi.- Nëna e shikoi, gjerbi kafen dhe i tha: “Se flori qenke vërtetë, pa të them”.- Deri tani asnjë nuk më ka thënë Flori. Më thoshte gjyshja që mamaja, ka dash të ma vinteemrin Flori, po gjyshi, nuk pranoi për një arsye… Nejse. Megjithatë, mamaja kurrë nuk mëkishte thirrur Nexhip, vetëm o “Florini mamit”. Unë nuk di si është dashuria e nënës, vetëm dashurinë e gjyshit e të gjyshes kam njohur. .- Po yt at’, si të thërriste?- e pyeti mamaja- Babi, ah…ai uli kokën nuk më ka thirr fare, kam qenë shumë i vogël, kur e kanëburgosur. Pasi burgosën babin, na kanë internuar në Lushnje. Kur u lirua babi nga burgu, isha njëmbëdhjetë vjeç. Prandaj kam shkuar më i madh ushtar, atje u njohëm me Kujtimin tënd, tha duke qeshur, dhe u bëra dhe me vëlla. Nëna po e shikonte si e hutuar: “Pse nuk jeni nga Lushnja?” “Jo, mamaja Kujtimit, jemi nga Shalci”. Mamaja e shikoi pak dhe i tha: “I kujt je nga Shalci ti more bir, si ta quajnë babin, gjyshin?” “Gjyshin Ibrahim Demiri, babin Beqir” tha Nexhipi. Mamaja, zgurdulloi sytë, i ndryshoj çehreja, i ra filxhani nga dora, ishte gati të binte nga stoli, babi me njëherë e kapi, të dy e morëm, e ulëm në divan, mamaja, vetëm dridhej. Unë fillova të qaj, babi kapi ibrikun me ujë, e spërkati në fytyrë, i shtypi damarët e qafës, tund e shkund, më në fund u qartësua mamaja. Nexhipi duke sikur kishte ngrirë, ishte zverdhur fare. Të gjithë u trembëm. “Ç’pate moj grua?- i tha babi- duke qeshur- se na ngrive gjakun”. Mamaja nuk përgjigjej, nuk ia ndante sytë Nexhipit, sa Nexhipi po ndjehej keq, i dukej sikur ai kishte faj për ça ndodhi.
XII
“Si qenkeni bërë byrazera ju të dy more djemtë e nënës?”- tha pas pak mamaja. Nexhipi shikoi mamanë, shikoi mua, kushedi ça mendoi, kur tha mamaja kështu. “U ka afruar gjaku more fëmijët e nënës”, tha dhe i rridhnin lotët. “Ti e di se të ka vdekur nëna ëh?” – e pyeti. “Po! Kam qenë i vogël, nuk e mbaj mend” – tha Nexhipi. “Ah more biri nënës! Po mua, më është djegur shpirti për ty, njëzet e katër vjet, nuk më janë tharë sytë kurrë”,- tha. “Nuk të braktisa, më beso, djali nënës, nuk ka nënë të braktisë fëmijën, jo, na ndanë, na ndanë, po nuk mundën të shkulin dot ty nga zemra e nënës që të lindi”. Ne kujtuam se lajthiti mamaja. “Mama, i thashë, ça thua mama, je në vete?” “Ah mor djemtë e nënës, na katandisën sa vëllezërit nuk njohin njëri-tjetrin. Jeni bërë byrazera, se u ka afruar gjaku,- na tha. Jo djali nënës, jo, iu drejtua Nexhipit, nuk të ka vdekur mamaja, jam unë nëna zeza jote dhe e Kujtimit, jam e vdekur e pashtir në dhe. Unë u thash atyre, që të thonë ty ashtu, që mos, kujtoje se të braktisa, që mos më urreje” E pushtoi prapë, e shtrëngonte, e puthte e puthte më tërhoqi edhe mua.”Hajdeni dy djemtë e nënës të përqafohemi të tre”- tha. Të tre i kishim sytë me lot, kujtove se babi nuk do e priste mirë këtë që ndodhi, kur po shikonte si i hutuar. Po ai pas pak hapi krahët dhe na pushtoi të gjithëve. “Ah more Kujtim, more djalë i mamit – më tha pasi e mori pak veten- sot më ke bërë nënën më të lumtur që më solle Nexhipin, më solle Florinin tim, që nuk m’u shqit kurrë nga mendja, më ke sjellë djalin që më dinte të vdekur, ju jeni dy vëllezër të vërtetë”- tha.
XIII
Na u hapën sytë. Nexhipi rrinte si i shtangur, shikonte nënën, shikonte mua, pastaj babin. Nuk e pati të lehtë, po takonte nënën që e dinte të vdekur. “Eh si na katandisën, na vranë shpirtin, nga fëmijët na ndanë, po të kishit qenë vëlla e motër more fëmijët e nënës, të ishit takuar në aksion, a kush e di, në ato punët vullnetare, pa ditur arsyen ç’u afronte, do ishit martuar bashkë o fëmijtë e nënës! O Zot, si jemi katandisur; na fal! Nuk ka nënë të lërë fëmijën të rritet jetim, dhuna….Dhuna, i le jetim fëmijët, copëton zemrën e prindit, bënë vëllezërit e motrat mos njohin njëri-tjetrin. Kur Kujtimi mbaroi, Shefiti i tha: “Qenka histori e dhimbshme shumë, edhe mua po më vjen të qaj, jo më ju. Ti, vërtet e ke lumturuar nënën tënde, mos ishit bërë byrazerë, nëna nuk do e kishte takuar kurrë djalin”.Më pas, e pyeti:- Po ti, ke shkuar te shtëpia e Nexhipit?- Po, kam shkuar si jo, edhe njerka e Nexhipit, eh sa grua e mirë që ishte, sa mirë te pret;edhe i ati, aq mirë më presin sa e ndje veten, si në shtëpinë time, kurse Nexhpi, sigurisht, se, e pret e ëma, kur vjen te ne. Janë njerëz shumë, shumë të mirë, por, nuk qe kësmet të kishim njohur edhe gjyshin e Nexhipit, sa na e lavdëron mamaja. Me që janë liruar, babi do mundohet mos i gjen ndonjë punë Nexhipit këtu, ndoshta në metalurgji, mbase edhe nusen ia gjejmë këtu të ikë prej atje,- tha.
Pergatiti per botim: Vepror Hasani