Categories
Turizmi

Shqipëria një ndër 15 vendet që të gjithë do të donin të vizitonin

Revista e famshme britanike “Harper’s Bazaar” që i kushtohet botës së modës, artit dhe kulturës ka zhvilluar një sondazh në Instagram në bashkëpunim me ekspertët e udhëtimeve, për vendin që dëshirojnë të vizitojnë turistët

Revista e famshme britanike “Harper’s Bazaar” që i kushtohet botës së modës, artit dhe kulturës ka zhvilluar një sondazh në Instagram në bashkëpunim me ekspertët e udhëtimeve, për vendin që dëshirojnë të vizitojnë turistët dhe Shqipëria është në dhjetë më të preferuarat, në një klasifikim ku ndodhen vende si Sri Lanka, Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetet sociale me këtë artikull të “Harper’s Bazaar”.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë tjetër vlerësim prestigjioz për Shqipërinë si një ndër 15 vendet që të gjithë do të vizitonin gjatë vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Ky vend i Europës Jugore për një kohë të gjatë ka qenë nën hijen e tërheqjes turistike që kishin vendet fqinje si Greqia dhe Mali i Zi, megjithatë, disa ekspertë udhëtimesh parashikojnë se 2019 do të jetë viti i këtij vendi”, thotë Harper’s Bazaar.

“Booking.com cilëson Ksamilin, në jug të vendit, një xhevahir të fshehur. Për më tepër, ajo thekson se ky vend është vlerësuar nga vizitorët e mëparshëm për gatimet e detit dhe njerëzit miqësorë”, shkruan revista britanike.

Shqipëria ka arritur të listohet edhe nga “Lonely Planet” në destinacionet më të mira për vitin 2019: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ngjisësh male të bukura, të qëndrosh në fshatra të vogla dhe përtej kohës, si dhe të eksplorosh kryeqytetin Tirana plot gjallëri, shumë më i lirë sesa kudo tjetër në Europë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *