Categories
Histori Të gjitha

Romakët i kopjuan monedhat e argjendit nga epirotët dhe ilirët.

Aktualisht, mjaft autorë italianë duke kritikuar ish teoritë romano-çentriste, po rivlerësojnë si mjaft të rëndësishëm, si një urë kalimi dhe me prurje të shumta qytetëruese në Itali, territoret ku shtriheshin popullsitë ilire.

Aktualisht, mjaft autorë italianë duke kritikuar ish teoritë romano-çentriste, po rivlerësojnë si mjaft të rëndësishëm, si një urë kalimi dhe me prurje të shumta qytetëruese në Itali, territoret ku shtriheshin popullsitë ilire.

Për temën tonë më duket mjaft interesante një nënvizim i autorit antik Plini Secundi, i vjetri. Ky e shkruante fare qartë: “Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo monedhë argjendi që tani quhet Victoriat, ishte prerë sipas ligjit Klodia.

Më përpara, kjo monedhë vinte nga Iliria dhe pranohej në vend të mallit…” (“Natyralis Historiae”, Libri XXXIII, 3, 13). Nga kjo thënie, kaq e rëndësishme ne kuptojmë dhe rrjedhojmë: a) romakët i kopjuan fillimisht monedhat e argjendit, teknologjinë, masat, peshat dhe shtampat e tyre nga monedhat e gadishullit tonë.

Gadishulli jonë ishte i pasur me miniera ari e argjendi. b) edhe pse kishte sisteme monetare rajonale monopol, monedhat prej argjendi e thyenin ”rregullin dhe monopolin” dhe me to ilirët dhe epirotët, në aktivitetet e shkëmbimet tregtare, mund të blinin në Itali edhe mallra direkt.

Për shkak të vetive antioksiduese dhe si i kushtueshëm, dihet se argjendi quhej “metali fisnik”. c) mendojmë se e njëjta dukuri, në shkëmbimet tregtare me monedhat e argjendit e arit, duhet të ketë ndodhur edhe më herët nga Azia e Vogël, nga Hellada, me pjesën e brendshme të gadishullit tonë dhe më veçanërisht në Iliri, në emporiumet dhe qytet-portet e saja. d) ka edhe mjaft rrugë të tjera hyrjeje të monedhave dhe të objekteve të argjendit dhe arit në Iliri, si: shkëmbimet direkt të ilirëve me fenikasit e egjiptianët, nga plaçkitjet e hershme ilire, deri edhe në vetë tempullin e Zeusit në Dodonë etj; shpërblimet në fushatat ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit etj. e) ka ardhur koha që fillimet e shkrimit, në territorin tonë të vendosen në atë kronologji reale që zanafillojnë dhe konstatohen, qoftë edhe me atë mini informacion sado modest që transmetojnë, në mënyrën piktografike, të kombinuara me simbole apo pjesërisht edhe me shkrim alfabetik.

Ky arsyetim dhe këto rrjedhime, do të ishin një përgjigje e parë, në lidhje me disa replikantë grekë që, disa monedha me kronologji mjaft të hershme si prerje të shek. VII-VI p.e.r. prej argjendi, me Zeusin kokëdem të Akarnanisë/Epirit të vjetër, me kukuvajkën/qyqen Athina, me mbishkrimin A??, monedha nga Korinti e Kërkyra, nga orienti i Fenikisë etj, janë shprehur me një farë sigurie se janë si “vjedhje të shqiptarëve në Greqinë e sotme”! Këto vlejnë edhe për çështje-pyetjen që kishte ngritur qysh herët G. Valentini:

“Pse edhe deri në zonën e Shkodrës ka kaq shumë pare të Apolonisë, Durrësit e deri edhe kukuvaca të Athinës etj?!” (G. Valentini, rev. Leka, 1940, “Numismatika Saveriane”, f 108-109). Në fushën e objekteve numizmatike dhe të të tjerave objekte, po sjell një shembull fare të thjeshtë, për të treguar se qëllon që edhe një objekt i vetëm mund të jetë unikal dhe të mos gjendet më kurrë pas asgjësimit! Italia fqinje, përshembull emrin e vet unifikues e gjen të shkruar sëpari në një monedhë.

Në të vërtetën kjo monedhë është një kopje e shtampave që kishin një origjinë fillimisht nga gadishulli ynë, sipas një pamje të përshtatur nga perëndesha Athina në rafigurimin e saj nga një qyqe, në një femër njerëzore. Dihet se Athinaja qyqe, ishte në lashtësi si protektoria e Trojës dhe pastaj u mor nga akejtë e helenët etj.

One reply on “Romakët i kopjuan monedhat e argjendit nga epirotët dhe ilirët.”

Hi! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good success. If you know of any please share.
Cheers! I saw similar blog here: Eco product

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *