Categories
Kulturë

Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin!

Mësimet e Nënë Terezës për dashurinë, ‘Sekreti i Lumturisë’, gjen një nga thëniet më të bukura të saj: “Jeta jonë e varfërisë është po aq e nevojshme sa edhe vetë puna”, vetë në qiell shihet se sa shumë borxh u kemi të varfërve, për ndihmën e tyre ‘ ta duam Zotin më tepër për shkak të tyre’.

Pikërisht, përpjekja jonë për ta ndarë varfërinë me të varfrin, mundjen me të sëmurin, për t’i shoqëruar njerëzit në dhimbjen e tyre dhe për të mos i lënë vetëm, është diçka që të bën ta ndiesh Zotin më afër.

Kjo ndjenjë sipas Nënë Terezës, na bën të jemi hindus më të mirë, myslimanë apo katolikë më të mirë, çfarëdo që të jemi. Dhe si më të mirë mund të jemi më afër Zotit. Për të mos e lënë vetëm atë, sepse vetmia është varfëria më e madhe, duke iu përgjigjur thirrjes së të sëmurit dhe të vobektit, të jetimit dhe të mjerit, në këtë rrugë mund edhe të gjesh zotin e gjithësisë.

Me vepër përpiqet ta dëshmojë, e në qiell shihet më së miri se shumë gabojnë ato që hamendësojnë se Zotin e gjejnë vetëm në Tempull, në Kishë, në Sinagogë apo në Xhami.

Në të vërtetë, njeriu është tempull më vete, mbase tempulli më i përkryer dhe më i përsosur i cili në brendinë e vet mban imazhin e Zotit. Prandaj, sikur ta ndihmosh nevojtarin, në të vërtetë, ti zotin tënd kënaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *