Categories
Etimologji

Çdo të thotë ‘Gjeni’ – cilës gjuhe i përket kjo fjalë?

*Gjeni’ do të thotë dicka një ‘gjë’ e lindur *talent’. E vërteta është se cdo ‘gjë/send’ – është një ‘dalje’ e Re; një i Ri=> Njeri.

‘Gjeni’ – kjo fjalë, ka origjinën më të hërshme në historinë e njeriut, ajo fillon që me krijimin e kësaj bote të njohur si ‘Gēa’ = (Materia) ~ Γαῖα; Gjȃja; gjëja; Dheu, nga ku kemi: Dhe+Dhe = Tokë.

Eshtë e vetmja gjuha shqipe ajo që ende e ruan të pastër kuptimin e kësaj fjale në formën e saj më fillestare, tek gjuha shqipe kemi fjalen tonë *Gjë:


GJË
 f.

  1. Diçka lëndore e konkrete e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë; diçka e nevojshme për jetesë a që përdoret në jetën e në punën e përditshme; send. Gjërat rreth nesh. Gjë e shtrenjtë (e çmuar). Gjëra të nevojshme. Gjërat ushqimore. Gjëra të thata ushqime të thata. Gjë me vlerë. Prodhon gjëra të mira. I mori të gjitha gjërat me vete. Vë gjërat nëpër vendet e tyre, etj.

Por edhe: GJË

  1. pakuf.
    1. Diçka, gjësend, ndonjë gjë, ndonjë send (përdoret në fjali pyetëse ose kushtore dhe tregon një send, një dukuri ose një veprim në mënyrë të pacaktuar). A bleu gjë? A ka gjë për të më thënë? Mbeti gjë? Po pe gjë, na thuaj!


2. Asgjë, kurrgjë, asgjësend, asnjë send (përdoret në fjalitë mohore; edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk foli gjë. S’dëgjova (nuk mora vesh) gjë. S’i mbeti gjë. S’ka gjë në dorë (në vijë). S’ka gjë në thes (në torbë, në trastë). Nuk vuri gjë në gojë. Nuk bën dot gjë. Nuk doli pa gjë mori diçka, nuk mbeti me duar bosh; përfitoi diçka. Kjo s’është gjë fare. S’do të thotë gjë. S’la gjë pa bërë (pa thënë) bëri (tha) gjithçka. Ku ka zë, s’është pa gjë. fj. u.

Prej këtu kemi fjalën shqipe gjëndje = pasuri e gjërave qe kemi grumbulluar ‘tok’ – gjithësej. (gjëndja familjare)

Në gjuhën shqipe (dialekti dassaret – zona e Devollit – Korçë)  ende kemi në përdorim fjalën ‘Gjene = Përsëri – (rilindje) ri-gjene/rim.

Dhe më tej vlen të përmendim fjalën shqipe *gjėni gjej, ti gjen, ai gjen, ne ata/ato gjejmë,  ju gjeni ..

Ky ështe gjeniu, një gjë ( një gjȃ, gjȃllese) i cili gjen (shpik) një gjë të rë, e lind prej genit, gjëenë  nga as/gjëja. nga e para …

Në fjalorin e gjuhës së lashtë shqipe midis qindra e qindra kuptimeve te shumta të fjalës gjej, gjejme edhe këte përkufizim:


Gjej = > Zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik. Gjetën naftë (mineral). Gjej një mënyrë (metodë) të re prodhimi. E gjetën burimin e lumit. Gjej të vërtetën.

Ky është Gjeniu i cili Gjen/ Zbulon/ Shpik/ një Gjë ..

E vërtetuar na vjen edhe gjetja e mbretit GENT mbret i botess iliro shqiptare i cili zbuloi edhe lulen e alpeve lartësive  tona lulen me të cilën mjekonte plagët e ushtarëve të tij dhe shërimi ishte mjaft efikas dhe i shpejtë, kjo lule sot mban emrin e tij ‘Gent’ nga ku kemi ‘Gentamicinën’ – një nga barnat më të njohura në mjekësi.

Aleksander Hasanas

Korce me: 2/9/20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *