Categories
Lajme

E kërkon Partizani, Bekim Balajt i ofrojnë 850 mijë euro në Kore!

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj, duket se do të ndërrojë kontinent për të vijuar karrierën e tij. Të paktën kjo nga sa bëhet me dije nga burime parë klubit të kuq, i cili tashmë duket se është tërësisht jashtëloje pas ofertës marramendëse e ardhur nga Korea e Jugut.

Shkodranit shtatlartë, që deri pak ditë më parë ishte nën kontratë me klubin rus Akhmat Grozni, është lojtar i lirë dhe është kontaktuar nga shumë klube të interesuara për të. Por shuma e ofruar nga Korea e Jugut (klubi ende nuk bëhet i ditur), është vërtet stratosferike. 850 mijë euro në dy sezonet e ardhshme për lojtarin e asistuar nga Shkumbin Qormemeti, por Balaj nuk duket i interesuar për momentin të shkojë kaq larg për të vijuar karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *