Etimologji për fjalën #udhë.
“Fjala shqipe ούδε(udhë) do të thotë δρόμος(dhromos=rrugë). Kjo fjalë, nuk është tjetër, veç fjalës greke οδός(odhos). #οδός, me shurdhim të nistores O, u bë ουδός(udhòs), me zhvendosje të theksit në parafundore u bë ούδος(ùdhos) dhe me zbritje të mbaresës -os u bë ουδ(udh), ja dhe shqipja #udhë.”
Edhe kështu sikur të kenë ndodhur ndryshimet që pretendohen, dhe me kahun që jepen, shqipja, udhës i thotë sot edhe rrugë, dikur i ka thënë #ul, prej nga rrjedh #ulak=udhëtar. Atëherë, prej cilave fjalë greke rrjedhin këto? Prej konceptit ul=udhë, shqipja formoi konceptin i #huaj. Një prej fjalëve të Stelës së Lemnosit është pikërisht udhëtari i shprehur me fjalën #hulajie, e cila me kohë pësoi një transformim të papërfillshëm fonetik #hulajie=> #huaj(me aferezën L),formë me të cilën na erdhi sot. Tipi pellazgjik(ul)-thotë Thomopoulos (Pelasgjika, 11)-, u ruajt në gjuhët kishtare sllave, serbisht dhe bullgarisht #ulica, në turqisht, bullgarisht dhe rumanisht #ulak=postier. Interesante është informata që po aty, Thomopoulos jep për një formë greke ουλάκις(ulakis), të cilin ai e përkthen si #imerodromos(=>ditë+udhë). Nuk është çudi që fjala #imera të vendojë prej<imèn<imè<n’imè ose #jmè=tani. Me këtë fjalë, që në gr e re kaloi në #olakis, në Greqinë e lashtë emërtohej lajmëtari(ndoshta<ijmë-tar=ai që jep të tashmet, lajmet)ose kasneci që duhej ta çonte lajmin brenda ditës. Për nga ngjyrimi fonetik, #ulakis afron shumë me Uliksin latin. Por, greqishtja, as atëherë, as sot, nuk duket ta ketë përdorur këtë formë leksikore (ul) për objektin që emërton ulakun, udhëtarin apo lajmëtarin. Kur flitet për marrëdhëniet shqip-greqisht, ndodh shumë shpesh që shqipja t’i afrojë gjuhës greke, zgjidhje të lehta, madje dhe të gatshme. Nqs shqipja e krijoi të huajin nga #ul, greqishtja të huajin e vet#ξενος(ksen-os) e krijoi drejtpërdrejtë prej akcentit geg #kcen. Për këtë folje,nga Kristoforidhi jepen format #kecėj/#kecènj=shpejtoj, nxitoj,vrapoj, duke e sjellë të parin variant nga P. Budi dhe të dytin nga e folmja e Përmetit(faq.157). Pra, i huaji nga shqipja del prej udhës(ul), kurse tek greqishtja do rrjedhë prej foljes #ec, si nistorja e të gjithë konceptit #ksen-os,por edhe të shqipes #kecej, thjesht hiqni sufiksin grek – os, karakteristikë e emrave të gjin. mashkullore, bëni dhe një kalim c/s, si tek kacore/kosore, ose, nguc/ngas, dhe ja ku kemi:kcen<kecen<k’ecen. Sillni ndërmend edhe kohët e lashta, të përshkruara nga filmat e Hollivudit, kur i drejtoheshin ndonjë udhëtari, “për ku kështu,o i huaj”, dhe do të kuptoni sadopak lidhjen midis këtyre fjalëve. Ndërsa në krahun latin,ku kemi #cursor të dhënë prej Thomopoulos, prej nga shqipja “mori” fjalën #kurs, me siguri ndodhi një kalim l=>r, si tek kokël/kokër (tosk. jugore), ose t’mbathulat/t’mbathurat(tosk.jug,veriore):kurs<k{ul}s. Është për tu shënuar se kalimet ul/udh/odhos, Thomopoulos i justifikon duke parë kalimet analoge edhe në greqisht: λάφνη/δάφνη(lafni/dhafni), λίσκος/δίσκος(liskos/dhiskos). Mandej, me shumë vlerë janë edhe pikasjet e këtij gjuhëtari, tek shndërrimet e pësuara të emrit të Odiseas derisa të kalonte tek Odhisea dhe latinishtja ULIXES: Ολυττεύς ose Ολυσσεύς të shkruara tek amforat antike të pellgut Atik, Ολυσσείδας në dialektin beotik, Ολισεύς mbi amforë korintase,gjë që tregon se të gjitha kanë për pikënisje fjalën #ul, që në gjendje të lirë, duket të jetë përdorur vetëm në shqip, ndërsa në gjuhët e tjera është përdorur me sufikse, në trup të fjalës ose të metafonizuara. Nqs këto fenomene gjuhësore nuk dëshmojnë për huazim të këtyre gjuhëve prej fjalës shqipe, aq më pak këto dëshmojnë për ndonjë huazim të shqipes prej këtyre gjuhëve…