Europa dhe mbijetesa, FSHF ndryshon oraret e javës së fundit!

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sërish të ndryshojë oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen të enjten dhe që përkojnë me javën e fundit të kampionatit.

Me titullin kampion tashmë të arkivuar, mbetet vetëm të zyrtarizohen ekipet që do të luajnë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe ato që do të zbresin në Kategorinë e Parë. Sektori i Garave në FSHF, ka vendosur ta afrojë me 30 minuta kalendarin e javës së 36-të. Takimet nuk do të luhen më në orën 16:30, siç ka qenë praktikë këto javët e fundit, por në orën 16:00.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *