Categories
Histori

Fati i Heroinave Suljote

Nga Aurenc Bebja, Francë/ Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen numër 2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin “Les femmes soldats – Gratë ushtare”.

Francezja rrëfen se gratë suljote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e suljoteve dhe nuk harron të theksojë origjinë e tyre shqiptare.

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”: “…Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë luajtur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve. Këto gra ishin suljotet. Suljotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë.

Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish. Gratë suljote ndoqën burrat në luftë; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre, katërqind suljotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vde kur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suljotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra. Gratë, të cilat rezistonin, u masak ruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre.” Kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *